Shkrimi i z.Gëzim Voda i botuar në gazetën “SOT” në datën 3 qershor 2024 për studimin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” më nxiti t’u drejtohem publikisht të shpreheni qartë për kë Dodonë bëni fjalë, për Dodonën Nënë apo për bijat e saj, se po flisni në përgjithësi. Faktikisht ju studioni mashtrimin helen e mirë bëni dhe po provoni një tjetër Dodonë bijë (Orakull ) krahas atyre në Delf e Tomor. Unë argumentoj Dodonën Nënë që thotë Hesiodi “Dodona [Plakë] dhe Lisi kryeqendra e Botës së Lashtë”. Dodona është koncept shumë i gjerë, vlerë universale e njerëzimit në ngjizje të tij e shpërbërë në shek. e XVIII-të, qytet prehistorik i perëndisë Dodonë i shquar për faltoren Dodonë më të vjetër, më të parë, tempull më i lashtë mbi Dhe, qendër politike e hyjnore e botës së lashtë. Dodona e vjetër përjetësohet në bijat e saj dhe mbase ka dhe në Dëshnicë. Unë argumentoj shkencërisht Dodonën Nënë, Plaka, Gratë, qytetin prehistorik Dodonë. Ju shkruani për Dodonat bija ose etninë e Tempullit rreth 1500 vjeçar të Dodonës. Ne ndahemi bashkë shumë larg në kohë. Lashtësia e Dodonës Nënë i kalon të gjitha religjionet e zë fill me besimet animiste tek njeriu primitiv 300 mijë vite të shkuara dhe të bëra të dukshme 50 mijë vite e këtej të provuara me objekte kulti gur stralli të zbuluara në Kamnik. Ftesa për debatin e shtysës së parë hyjnore të dialektikës së historisë njerëzore është edhe për Ju që nuk kini reaguar fare të më përgjigjeni kundërshtive time publike me argumente. Kompromisi me z. Sazan Guri për tre qytete prehistorike në Delf, Tomor e Dëshnicë është i dëmshëm. Ato janë Dodona bija si edhe orakulli i Lisit të Mirë në Kamnik që mbase është orakulli më i vyer për njerëzinë. Qytet prehistorik me faltoren Dodonë ka vetëm një.
Studimi
Zbulimet arkeologjike në Kamnik më çojnë shumë larg. Fatkeqësisht ju nuk kini dijeni. Kulti i Nënës së Madhe i zbuluar në Kamnik dhe terakote e famshme e vazot kambanë të shpallura trashëgimi kulturore shqiptare flasin qartë për besëtytni fetare. Tempulli i Lisit të Mirë mijëvjeçar Kamnik, simboli kyç Dodonë, mekami në majë të shkëmbit të Larmë plot Gurra mitologjike, burimet e shkruara nga lashtësia, gjurmë, toponime, etj në Kamnik plotësojnë portretin e qytetit prehistorik Dodonë, i shquar për faltoren Nënë, Dodona Plakë. Studimi sistematik e kritik pesëdhjetë vjeçar më çoi në zbulimin historik më të lashtë mbi Dhe, qendra e botës së lashtë. Njihem dhe me studimin tuaj ndaj më begenisni të më ndiqni dhe të bëheni pjesë e pesëqind mijë ndjekësve të Dodonës Plakë nga shkrimet në gazetën SOT. Ata dyfishohen me të gjitha artikulimet që bëj. A më kuptojnë të gjithë? Dodona Plakë ngatërrohet me bijat dhe nuk konceptohet ende në të tërë madhështinë e saj historike. Rrënojat e faltores [Mekami i quajtur pikë vrojtimi] dhe rrënjët e lisit të Mirë ku ngrihet tyrbja shenjtërojnë edhe sot. Objektet dhe fenomenet arkeologjike të jashtëzakonshme të zbuluara në Kamnik të pagjetura në Europë janë prova të pakontestueshme. Ato të ndërthurura kompletojnë qytetin prehistorik Kamniku Neolitik Dodona Plakë Kolonja. Mbyllja e dosjes pa analiza e studime përkon me konkluzionin tuaj të mos i prishet qejfi fqinjit jugor. Përshkrimet e të lashtëve përputhen në terrenin konkret në Kamnik. Unë nuk rrah ujë në hava por jam me këmbë në tokën e shenjtë të stërlashtë. Pushtuesit helenë, bizantë, etj janë përpjekur të zhdukin çdo gjurmë të qytetit prehistorik Dodonë. Kolonjarët kanë derdhur gjak për ta mbrojtur Dodonën e shenjtë. Kolonja djep i Rilindjes Kombëtare është trashëgimi dodoniane. Fama dhe nami Kolonjë e Dëgjuar buron nga Dodona Plakë Kolonja.
Faktet
Fakti Kolonjë në dokumentet bizantine për: “Blerje tokash nga një qeveritar bizantin në krahinën e Kolonjës…u urdhërova dhe u dërgova me kujdestari të plotë në themën e Perëndimit që nga Këlcyra deri në Paping…shkruar më 6 tetor 1091 nuk u ka interesuar ta vazhdoni arsyetimin logjik se Dëshnica e Përmetit nuk ndodhet në Kolonjë, ish qendër theme. Këlcyra përmendet thjesht si kufiri jugperëndimor i themës dhe përkon me kujtimet e të parëve tim “Kamniku ka qenë qendër administrative nga mali i Bardhë në Vithkuq” dhe “gjithë Dangëllia ka qënë Kolonjare”. Manipulimet janë të jashtëzakonshme sa edhe ngjarja më e lashtë mbi Dhe. Faltorja hierore Nënë është themeluar nga të parët tanë, Arë, Arkadhë, Pellazgë në kohën para akullimit kur nuk ka ekzistuar as Greqi e as Itali.Dodona nuk mund të kompletohet me dy studimet time ndaj bëni shumë mirë që studioni Dodonat e reja. Qyteti prehistorik Dodonë, kryeqyteti themës së tetë Nikopol pagëzohet Kolonjë në vitin 1018 me rivendosjen e pushtimit Bizant pas përfundimit të atij bullgar. Kolonja përmendet në dokumentet bizantine më shumë se Dyrrahu, kryeqytet i themës së nëntë. Pushtuesit sllavë ja ndërrojnë përsëri emrin vendbanimit Dodonë në Kamnik për ta fshirë lavdinë Dodonë. Ju zotëroni tre gjuhë të huaja e po kaq edhe znj. Kocaqi. Profesori gjermanishtes gjashtë gjuhë të huaja por as njëri as tjetri nuk dini për zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike në Kamnikun Neolitik i shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Muzeu Historik Kombëtar çelet me qeramikat e Kamnikut që shkëlqejnë e ndrijnë historinë tonë. Ju nuk e përktheni dot gjuhën memece të tyre e aq më keq nuk kini aber për Kamnikun Neolitik dhe Langaricën. Kamnikun se ditkëshin as akademikë e as prof Dr. që ka hartuar kap e parë të Historisë Popullit Shqiptar për shkollat e mesme. Ai do ta kish përmendur të paktën një herë Kamnikun si vendbanim neolitik i epokës së gurit 7000-3700 vite p.Kr. zhvillimin e zejtarisë, bujqësisë e blegtorisë, për veglat gur stralli, prodhimin e enëve prej balte, ndërtimet e para mbi dhe, fortifikimin më të hershëm, komplekset e furrave, tumat, daltën e bakrit, stolitë arbërore, etj. Kamniku nuk përmendet për kultin e Nënës së Madhe, terakotet e vazot kambanë, objektet zoomorfe, trekëndësha, rombe, vija zigzage, etj të cilat janë botëkuptimore. Ato shprehin pozitën e gruas në shoqëri, besëtytni fetare dhe provojnë lindjen e fesë në Dodonë. As nuk bëhet fjalë që të shkruhet në tekste shkollore perëndia Dodonë më e lashta mbi Dhe. Njeriu i parë ka lindur në Etiopi. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Shqipëria futet në zonën e homomizimit ku majmuni u ngrit më këmbët e pasme dhe u bë ‘antropos’ dhe që këtu u shpërnda në Ballkan e Europë. Kamniku Neolitik vetëm sa ka shfaqur majën e ajsbergut. Studimet në zëmër të shkëmbit Larmë hyjnor do të provojnë mrekullira. Kamniku dhe e gjithë Kolonja janë të pastudiuara edhe pse janë evidentuar gjurmë të lashta gjithandej. Apeli im drejtuar Akademive prestigjioze të botës shpresoj të vlerësohet. Dodonën Plakë Kolonja e promovoj badjava në shtypin periodik e internet që të njihet e piqet ngjarja mbasi është e jashtëzakonshme dhe manipuluar mjeshtërisht për dymijë e ca vite. Dodona Plakë është zbulimi më i lashtë i historisë së njerëzimit. Koha do ta tregojë interesin e botës akademike për ngjarjen më të lashtë mbi Dhe. Unë ja kam bërë hyzmetin me të gjitha mundësitë e një pensionisti dhe mbështetjen e Zotit të Plotfuqishëm që më jep shëndet. Akademia jonë e Shkencave e vlerëson studimin dhe mendon të piqet ngjarja.
Paradokset
Studiues dhe adhurues shkruajnë e flasin në përgjithësi pa u shprehur për periudhën historike apo të veçantat e saj dhe në vend që t’i vënë vetulla i nxirin sytë. Shprehuni qartë publikisht për kë Dodonë bëni fjalë, për Dodonën Nënë apo bijat e saj se ngatërrohet lexuesi deri dhe Akademikë që çorientohen dhe kanë presion për në Tomor, Delf, Dëshnicë, etj. Ju artikuloni harta të cilat Vjosën e paraqesin sa gjarpërore edhe sipas shtratit të sotëm ekzistues. A mos ajo në mijra vite e ka ndryshuar shtratin? Koordinatat ku lexohet qartë Barmach apo edhe ato edhe për grykëderdhjen e Vjosës sipas sistemit koordinativ të sotëm KRGJSH na çojnë në Rusi, në veri e jug të Leningradit. A mos vallë edhe sistemi koordinativ ka ndryshuar? Interes studimor në terrenin konkret janë përshkrimet e Pukëvilit që shkruani në Vëllimin e Parë, fq. 105. “ Marshimi i ditës së parë nga Ravena në Janinë zgjati 8 orë, për në Leskovik 7 orë e gjysëm, për në Barmash pesë orë e gjysëm. Lugina e cila zgjatet P-VP 16 milje bashkohet me Levkaricën [Langaricën] e cila derdhet në Aous, burimi i të cilit ndodhet disa km në lindje të malit Barcetesios, [ku fillon Gramozi] përmendur nga Ptolemeu të njëjtin emër”. Qyteti prehistorik Dodonë dhe faltorja hierore Dodonë aktualisht ndodhen në fund e kufi me fushën e Barmashit. Në terrenin konkret siç përshkruhet ndodhet edhe Burimi, Izvori Kamnik ose Titarezi i këndshëm që përshkruan Homeri. Lugina e dytë e lumit Eribea nis në qafën e Badrës ku ndahet Gramozi me malet Barcetesios. Eriboi- Ribas është Kodrasi i sotëm.
Misioni i Dodonës Plakë
Misioni i shenjtë i Faltores Nënë Dodonë Plakë ka qenë shpërndarja e besëtytnive fetare në të tërë hapësirën dodoniane. Rrjedhisht nuk përjashtohet ekzistencë faltoresh në çdo fshat e qytet ku banonin pellazgë. Egërsia e Pol Emilit që ka rafshuar70 qytete antike njihet në histori e për rrjedhojë edhe Dëshnica do të ketë qenë qytet por kurrsesi Dodona Plakë. Dodona e Vjetër, Nënë, Plaka, Gratë, nuk është diktuar ende shkruajnë Sami Frashëri, Perikli Ikonomi, Ali Eltar Lapi, Dhimitër Pilika, Sazan Guri, Nuri Çuni, etj. Mendime e hipoteza hidhen për gjithandej. Dodona Nënë është atje ku e themeluan të parët arkadhë e provuar me fenomene e objekte arkeologjike, simbole mitologjike dhe gjurmë ngado Kamnikut Neolitik. Qyteti prehistorik Dodonë i Perëndisë Dodonë më të lashtë në kronologji të tyre i shquar për faltoren më të lashtë, më të parë, tempull më i lashtë mbi Dhe është Kamniku Neolitik i provuar shkencërisht e mitologjikisht falë trashëgimisë matriale e kulturore që kemi. Pranoheni publikisht e shprehuni qartë studiuesa të Dodonës për kë Dodonë e kohë shkruani.