Është paradoksale dhe e papranueshme që disa pseudo politikanë primitivë e sharlatanë janë fokusuar te tymueset, fishekzjarret dhe zhurmueset të cilat janë mjete dhe metoda politike të pranueshme e që s’kanë kurrëfarë vlere dhe leverdije . Si mund të bësh politikë , madje mesjetare e po kaq primitive kur vëndi, qytetarët dhe shoqëria e brishtë dhe ende në tranzicion të tejzgjatur e të pambarimtë që ende nuk i dihet fundi ka një amalgamë problematikash të shumta , të ndryshme e të pambarimta. Po e filloj me korrupsionin galopantë e recidivistë që i ka shtrirë tentakulat kanceroze kudo e anë e mbanë vëndit ku janë implikuar mjaft institucione dhe individë nga të krahët e politikës , pra të djathtë e të majtë , të zinj, blu e të kuq që kanë vënë padrejtësisht pasuri marramëndëse me llogari bankare të dy dhe tre fishtë brënda dhe jashtë vëndit me hetimin e të cilëve arsyetoj dhe gjykoj pa as më të voglin ekujvokë se me këtë çështje spaku është i papërqëndruar, indiferent , i hallakatur , i përgjumur dhe i vonuar sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Një problematikë tjetër jo pak shqetësuese është emigracioni recidivist që po shpopullon vëndin në mënyrë të papërmbajtur. Ikin masivisht të rinj e të reja për një jetë më të mirë e sa më dinjitoze sepse këtu u ka vdekur shpresa dhe e ardhmja. Ikin dhe largohen në të katër anët e planetit , inteligjenca , etaloni dhe ekselenca që është pa dyshim ikona dhe ajka e shoqërisë tonë në këtë tranzicion të pambarimtë. Për fat të keq dhe si për ironi të fatit shoqëria jonë është në një situatë të tejskajshme emocionale dhe psikologjike e sidomos psikologjike ku të rinj e të reja , burra dhe gra të dhunuara e të denigruara dhe po kaq të nënvlerësuara e të papërfillura për shkak të kushteve të vështira ekonomike e sociale e po kaq të përballueshme vetë sakrificën duke kaluar në vetvrasje çka është tejskajshërisht e dhimbshme , tronditëse dhe e trishtueshme sa të dhëmb shpirti në gjithë qënien mendore , fizike dhe emocionale. E theksova qysh herët kryeartikullin që politikanët ose më saktë pseudeopolitikanët të mos bëjnë politikë me tymuese , thyyerje të karrigeve , me bllokim të foltores , shkatërrim dhe vandalizëm e as me thirrje destabilizuese që shqiptarët më 20 shkurt të mblidhen ne Tiranë. Të bësh politikë do të thotë të kërkosh , të zbulosh e të gjesh dhe zbatosh ide, opsione dhe alternativa dobiprurëse për qytetarët dhe mbarë shoqërinë tonë të brishtë nga ana ekonomike e sociale . Si intelektual studiues dhe si person I letrave dhe medias së shkruar më duhet të nënvizoj e njëherazi të theksoj mungesën e rendit brënda vetë rendit, ku punonjës dhe policë të policisë së shtetit janë të implikuar në veprimtari kriminale ku qytetarët të frikësuar , të tronditur e të traumatizuar nuk dinë nga cilët të ruhen më parë nga kriminelët e mirëfilltë apo nga policët që janë përfshirë në veprimtari të mirëfillta kriminale . Prej këtyre del si nevojë dhe domosdoshmëri që akademia e rendit të përzgjedhë me kujdes e të kalojë në sitën e imët aspirantët që do aplikojnë për të vazhduar studimet e larta në Akademinë e rendit dhe unë personalisht si ish ushtarak I lartë dhe si kolonel në rezervë modestjalisht do të sugjeroja që alikantët që do të vazhdojnë studimet e larta në Akademinë e rendit të jenë nga familje ushtarakësh , pasi këto e kanë në gen , rregullin, disiplinën, koshjencën , ndërgjegjen , këmbënguljen, impenjimin maksimal , kurajon , mobilizimin dhe vendosmërinë e pa lëkundur në zbatimin me koshjencë dhe pasion të palëkundur të detyrave.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë