BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

15 urdhërarrestet për inceneratorin e Tiranës, Ina Zhupa del me thirrjen e fortë: SPAK ka detyrimin ligjor të hetojë edhe Ramën, kryetari i grupit të strukturuar kriminal që ka firmosur kontratën

15 urdhërarrestet për inceneratorin e Tiranës, Ina Zhupa del me

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas 15 urdhërarresteve nga SPAK si të dyshuar në përfshirjen e aferës së inceneratorit të Tiranës.

Zhupa i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë edhe kreun e qeverisë, Edi Ramën, në kuadrin e hetimeve dhe arrestimeve të nisura lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjen e fondeve publike.

Por, po njesoj edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, pasi "SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj."

"Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës janë lajm i mirë nëse janë vetëm nisja e arrestimeve që do të çojë te kokat e vërteta të aferës. - I bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili është personi që ka firmosur kontratën.

Ligji detyron që tenderi zgjat 52 ditë, ndërsa për qeverinë Rama vetëm 16 ditë. Duke bërë kështu shkeljen e parë për Inceneratorin e Tiranës. Vallë këta punonjësit bashkiakë e bënë këtë shkelje ligjore?! Sigurisht që jo!

Por pse u bë kjo shkelje? Sepse fituesi ishte paracaktuar dhe ishte Mirel Mërtiri, i cili nuk është i panjohur por që kishte marrë dhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit përmes të afërmve të tij.

I madh e i vogël e kupton që Bashkia Tiranë nuk do të futej në aferën 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiakë. Kjo skemë nuk kishte si të mos përfshinte dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shkresa për të marrë mendim i është dërguar të pesë bashkive të qarkut Tiranë.

Në vend që shkresa t’i dërgohej Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk e kalon në Këshillin Bashkiak, e firmos vetë për të dhënë pohimin për inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që anashkalon Këshillin Bashkiak, por vendos edhe për 4 bashkitë e tjera të qarkurt Tiranë.

Pse e bën ai këtë shkelje, pse Erion Veliaj ka shkelur ligjin?! -  Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjet SPAK, ku duhet të zbulojë dhe rolin e Erion Veliajt në këtë aferë dhe pse e ka shkelur ligjin, çfarë përfitimesh ka pasur.

SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.", shprehet Zhupa.

Më të lexuarat