Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka komentuar postimin e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu ku ka publikuar 20 mjekët e rinjë të cilët kanë kryer specializime të ndryshme.
Sipas Vokshit, këta të rinj kërkojnë punë dhe dinjitet e meritojnë të paguhet gjatë specializimit, jo të keqtrajtohen.
Postimi i plotë i Vokshit:
Këta 20 mjekë të rinj kërkojnë punë dhe dinjitet … dhe jo sic i trajtoni ju!!!
Ata meritojnë të vlerësohen për punën që bëjnë;
Ata meritojnë të paguhen gjatë specializimit ashtu sic paguhen kudo në botë mjekët specializantë.
Ata kërkojnë infrastrukturë gjatë specializimit dhe meritokraci në emërim e jo patronazhistë apo qoka të politikës tuaj rilindase!!!