I ftuar në një program televiziv akademiku Artan Fuga deklaron se vetëm përplasja e kokës për mur është zgjidhja e sistemeve apo mlasave politike që nuk reflektojnë ndaj defekteve të tyre.
“Jam shumë i gëzuar edhe për këtë paralajmërim që kam bërë shumë kohë më parë. Sepse unë i qëndroj mendimit se një sistem që nuk ka mekanizmat e korrigjimit, i cili nuk kupton se duhet të reformohet, ka vetëm një mundësi: që të shkojë drejt krizës finale. Që do të thotë se do të shkojë drejt bllokimit, drejt kolapsit.
Kjo duke pasur parasysh me atë çfarë po ndodh në disa degë të universiteteve në rrethe, ku ka pedagogë dhe nuk ka studentë.
Unë them që këta pedagogë që e kanë sjellë çështjen deri këtu, duhet të paguajnë mëkaton e tyre dhe të ikin nga puna, se nuk ka studentë më.
Ti i paralajmëron 2 -3 herë, nuk reagojnë, nuk transformohen, atëherë çfarë duhet të ndodhë tjetër?! Nuk e kam shpikur unë këtë. Unë kam një avantazh që lexoj shumë, por e kam një defekt, e kam të vështirë të veproj me kokën time.
Dhe është një shkollë e madhe e Paolo Altos në SHBA që thotë se zgjidhja e sistemeve që nuk reflektojnë ndaj defekteve të tyre, është shkatërrimi”, theksoi Artan Fuga.