Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefaj në një studio televizive ka folur rreth propozimit për krijimin e një federate opozitare.
Sefa u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të bashkëpunojë me një person non grata, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut aktual të grupimit të Foltores.
Megjithatë ai u shpreh se PD është e hapur për bashkëpunimin me faktorët e tjerë opozitarë.
“Qëndrimi i PD është i njëjtë. Qëndrimi lidhet me një politikë të qartë të saj, një standard, përcaktimi non grata nga aleatët strategjikë nuk mundet të të bëjë ty bashkëpunëtor me një person non grata. Kemi dy qëndrime të qarta të SHBA-së. Ne nuk bashkëpunojmë as me Edi Ramën. Bashkëpunojmë me gjithë deputetët e faktorëve opozitarë ndaj qeverisjes që po grabit qytetarët shqiptarë”, tha Sefa.