BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

A do të përfitojnë ulje dënimi nga amnistia personat e dënuar nga GJKKO? Ja si përgjigjet ministri Manja

A do të përfitojnë ulje dënimi nga amnistia personat e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se asnjë person që është dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk do të përfitojë nga Amnistia.

Nënjë prononcim për mediet pas Konferencës ndërkombëtare të organizuar sot për Llogaridhënie dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Manja tha se mazhoranca nuk është tërhequr nga Amnistia Penale.

“Tërë këto ditë për amnistinë ka folur opozita dhe kur dëgjon vetëm njërën palë dhe nuk dëgjon palën tjetër, të duket sikur u tërhoq mazhoranca nga amnistia e veprave penale të korrupsionit për të cilat ka dhënë gjykime GJKKO.

E kam thënë që në krye të herës që amnisti jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO”.

Në Tiranë u mbajt konferenca ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i përpjekjeve kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunimin me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).

Në konferencë morën pjesë Ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë, Drejtues të Agjencive të Antikorrupsionit, Prokurorë dhe organizata ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, ministri Manja tha se reforma në drejtësi shënoi një moment kthese epokale për vendin tonë.

“Sot nuk flasim më për një reformë në fazat fillestare, por për një sistem që prodhon rezultate duke i dhënë fund gradualisht pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Jemi veçanërisht krenarë që në Shqipëri po formësohet një reputacion i ri i institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar është provë e gjallë e një drejtësie që nuk mund të bënte drejtësi pasi ishte e kapur nga korrupsioni”, deklaroi ministri Manja.

Më të lexuarat