Deputetja e PD, Ina Zhupa thotë se PD nuk ka asnjë shqetësim që e lidh me ndonjë aleancë tjetër, sepse ajo do të kandidojë me kandidatët potencial dhe nën logon e saj.
“Ne nuk njohim asnjë kandidatë asnjë strukturë paralele tjetër që bën zgjedhje kandidatësh në emër të PD, kjo parti e ka barë procesin e saj me të gjithë anëtarët e saj rreth një viti më parë, dhe PD do të zgjedh ata demokratë kandidatë që do të japin një fitore në këto gjashtë bashki për zgjedhje të pjesshme. Nuk kemi asnjë shqetësim që lidhet me struktura të tjera, PD do të kandidojw më kandidatin e saj, nen logon e saj, kështu që çdo aleancë tjetër trekëndore apo katërkëndore, apo elementë të së shkuarës politike nuk na dëmtojnë, ne do të kemi përballë kandidatin e pa inkriminuar, me integritet moral e profesional që përfaqësojnë ato gjashtë zona, dhe jemi të sigurte që do të marrim përfaqësimi në ato gjashtë bashki të vendit”, tha Ina Zhupa për MCN Tv.