
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Afera e ndyrë me bastet sportive, nga duart e Ervis Martinajt kalojnë në mbikqyerjen e Armando Dukës, shtohen hijet e dyshimit për bizneset e lidhura me qeveritarë

Shkruar nga Elmas Bogdani 29 Mars 2023

Pas afro pesë vitesh, kryeministri Edi Rama, duket se ka vendosur që të rihapë bastet sportive, duke bërë kështu një kthesë të madhe prapa. E gjitha kjo përkon me zhdukjen (ose vrasjen) e manjatit të këtij biznesi përpara dhe pas mbylljes së tyre, Ervis Martinajt. Duket se kompanitë e Martinajt që vazhdonin me të njëjtin intensitet edhe në informalitet pas vitit 2018 dhe të mbrojtura nga policia, tashmë po kalojnë në duar të tjera. Gjithashtu ashtu siç po riformatohet krimi i organizuar, njësoj po ndodh edhe me bizneset e tij, ku një ndër më të mëdhenjtë që qarkullon qindra milion euro në vit është kumari dhe lojërat e fatit.
Rama ia kalon bastet Armando Dukës
Pasi ia hoqi nga duart Ervis Martinajt, kryeministri Rama ka lënë njeriun kryesor për mbikëqyrjen e basteve, Armando Dukën, kreun e Federatës së Futbollit, të njohur e skeduar si “yll” i aktivitetit të zi në banka, ndërtim, zhvatje trojesh bregdetare e pazaresh në sport. Në ceremoninë e nderimit të 7 sportistëve të talentuar shqiptarë, kampionë Bote dhe Evrope, Rama informoi dje mbi ligjin për aktivitetet e basteve online, i cili sipas tij pritet të miratohet që shpejti. Ai deklaroi se qeveria dështoi të mbyllte bastet dhe se prej kohësh ato funksionojnë në mënyrë ilegale, çka rrjedhimisht do të thotë se ka edhe miliona euro humbje nga kjo industri. “Ne së shpejti kalojmë për miratim në Kuvend, pasi të hyjë këto ditë në procesin e konsultimit publik dhe pastaj në miratimin e qeverisë, ligjin për aktivitetet e basteve online, që do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh”, u shpreh Rama.
Detajet nga ligji
Kryeministri theksoi se “eksperienca ka treguar se jo vetëm që ne nuk kemi mundur ta ndalim, por këtë nuk e ka bërë asnjë vend, përfshi edhe vendet me kontroll të madh”. “Është një lloj aktiviteti që shfrytëzon hapësirat e internetit, ndaj në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon shumë para e zezë, të kthehet në aktivitet të formalizuar ku të kenë akses kompanitë ndërkombëtare dhe lojtarët të kenë garanci”, shtoi ai. Rama tha se sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë, si mbështetje e mëtejshme e edukimit dixhital të të rinjve. “Ndryshe nga më parë këto para nuk mund të merren e të përmbushin nevoja të tjera të qeverisë por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e funksionimit të kësaj industrie të re. Do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria, KOKSH, FSHF. etj për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas nevojave të federatave sportive, sektorit të kulturës apo të rinjve që janë të përfshirë në botën e zhvillimeve teknologjike”, tha Rama.
Hapet “gropa e madhe” për qytetarët
Ekziston rreziku që bastet online "ti hedhin në erë" kursimet e qytetarëve me një ritëm shumë më të lartë dhe të shpejtë, se sallonet e dikurshme të basteve. Kjo për faktin se ato janë më lehtë të aksesueshme, fundja thuajse të gjithë kanë internet dhe smartphone. Një konsumator mund të vendosë baste të panumërta pa patur nevojë të dalë nga banesa, apo të tërheqë para në bankomat, çka krijon vonesa dhe mund të frenojë një person për vendosjen e bastit. Vonesa qoftë edhe me minuta, mund të kenë impakt pozitiv tek një person dhe ta ndalojnë atë të vendosë bastin, duke shërbyer si "cooling off period", pra si një moment reflektimi. Me bastet online, lehtësinë dhe komoditetin që të lejon platforma e aksesueshme nga të gjithë, potenciali për "zhytjen" e një personi në bixhoz është shumë më i madh.
Më të lexuarat


A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët, tregon shumën marramendëse që do të marrin kur të dalin në pension

Pse po rikthehet Basha? Avokati i njohur zbardh skenaret: Eksperienca e tij ndër më të plotat në politikë
