BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Afrimi i SPAK, mazhoranca premton rihapjen e dosjeve të bujshme, juristët tregojnë rrugët si do shkohet te “21 janari”, Gërdeci e afera “Durrës-Kukës”

Afrimi i SPAK, mazhoranca premton rihapjen e dosjeve të bujshme,

Vjeshta duket se do të sjellë zhvillime të forta në skenën politike shqiptare. Në fund të shtatorit, pritet që të hidhen themelet e SPAK, strukturës më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Skeptikët janë të shumtë sa i takon rolit të saj, por zërat se SPAK do të sjellë tërmet në politikë nuk janë të paktë. Opozita po e sulmon çdo ditë reformën në drejtësi, por për socialistët dhe mazhorancën kjo reformë do të hedhë dritë për shumë çështje që janë groposur prej vitesh. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shprehu bindjen se Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të godasë me zero tolerancë të korruptuarit në politikë. Në këtë kontekst, Koçi deklaroi se kulmin SPAK do ta arrijë kur të rihapë dosjet e bujshme si “21 janari”, “Gërdeci” apo afera e Rrugës Durrës-Kukës, për të cilat theksoi se ka ardhur koha që të zbardhen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Madje, numri 2 i Ministrisë së Mbrojtjes akuzoi PD-në dhe LSI-në se e sulmojnë qëllimisht reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të rrëzohet dhe procesi i vetingut të mos flakë nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që sipas tij, janë në shërbim të këtyre dy partive. “Besoj se SPAK do të godasë pa dallim korrupsionin e çdo ngjyre. Këtë e beson edhe PD dhe LSI. Prandaj ata nuk lanë gur pa lëvizur kundër riformimit të sistemit të drejtësisë. Ata nuk hynë në zgjedhje dhe dogjën mandatet personale parlamentare me qëllimin e fshehur që të krijohej kaos politik e institucional, zgjidhja e të cilit do të përfshinte rrëzimin e reformës në drejtësi dhe hartimin e një tjetre që të ruante ndikimin e PD-LSI mbi gjyqtarët. Çështje të tilla si “21 Janari”, shitja e hapësirës detare apo afera e Rrugës së Kombit presin dritën e drejtësisë”, deklaroi Koçi. Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë me zotin Koçi, dje është rreshtuar edhe deputeti i PS, Andrea Marto. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” deklaroi se ka ardhur koha që në Shqipëri të hapen dosjet e bujshme. Sipas tij, në kushtet kur shumë çështje janë groposur, i takon SPAK që të rivendosë drejtësisë e munguar. “Dosjet e bujshme duhet të rihapen nga SPAK. Çdo gjë duhet të rihapet. Kushdo që ka bërë shkelje, të dalë para drejtësisë. Nëse janë të rrezikuar, le t’ia lamë hetimit të plotë dhe të pandikuar”, deklaroi Marto. Ndërkohë, deputeti socialist, Bujar Çela gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” deklaroi dje se SPAK duhet të hapë dosjet e të korruptuarve, veprim ky që sipas tij, do t’i sillte dobi vendit në çdo aspekt. “Hapja dosjeve të ish-ave dhe atyre që janë në xhiro mbi kokën e fukarasë do të sillte shumë të mira që nga sekuestrimi i pasurive, deri në qilizmën që pret populli t’i bëhet këtij sistemi tejet të korruptuar në çdo qelizë”, deklaroi Çela.

Beqiri: Ja rruga që do ndjekë SPAK

Por përveç socialistëve, pritshmëri të mëdha tek SPAK kanë edhe juristët. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat i njohur, Idajet Beqiri deklaroi se SPAK nuk është më një ëndërr, por një realiteti, i cili shumë shpejt do të çojë para drejtësisë gjithë të korruptuarit. “SPAK nuk është më një ëndërr në diell, por është një realitet që “de facto” ka kohë që e ka nisur punën e tij. Janë disa struktura ndihmëse, të cilat nuk duan vota të Kuvendit për t’u miratuar, nuk duan as dhënie të pëlqimit të kreut të shtetit për t’u emëruar etj, etj, të cilat prej kohësh kanë përgatitur materialin bruto prej të cilit SPAK do të bëjë “ndarjen e grurit nga e gjëra” dhe do të dërgojënë gjyq gjithë zullumqarët e korruptuar të këtij vendi, të cilët gjatë këtyre 30 vjetëve i kanë katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në ditën më të zezë të jetës së tyre”, deklaroi ai. Më tej, Beqiri shpjegoi edhe rrugën se si prokurorët e SPAK do të çojnë para drejtësisë të gjithë të korruptuarit. Sipas tij, edhe pse një pjesë e prokurorëve të SPAK kanë qenë pjesë e drejtësisë, ata tashmë kanë pësuar metamorfozë, pasi jovetëm që do të jenë “imunë” ndaj presioneve, por kanë edhe mbështetjen e SHBA-ve për të rivendosur drejtësinë e munguar në këto tre dekada në Shqipëri. “Skeptikët që thonë se, pikërisht këta prokurorë që do të jenë në SPAK, ishin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe siç bënë një vrimë në ujë atje, aq do të bëjnë edhe në kuadrin e SPAK, e kanë tërësisht gabim. Prokurorët e SPAK në vendimmarrjen e tyre do të jenë të pavarur nga krimi dhe nga kriminelët e pandëshkueshëm, por do jenë plotësisht të varur, e madje të varur prej gjuhe nga ligji, nga provat e pakontestueshme, nga drejtësia që kërkojnë shqiptarët. Ata janë të zbuluar tërësisht në veprimtarinë e tyre, çka do të thotë se transparenca do të jetë e atillë sa asgjë nuk do të zhvillohet dhe nuk do të veprojë dot më skutave të errta të politikanëve dhe të kriminelëve madhorë, të cilët me miliardat e korrupsionit të tyre i bënin edhe më zi nga ç'ishin këto skuta të errta. Vendimmarrja transparente dhe maksimalisht ligjore e tyre do të kenë mbi kokë projektuesit, afruesit, modeluesit dhe garantuesit e SPAK, sikurse janë SHBA”, nënvizoi Beqiri.

Frashëri: Me ndihëm e SHBA, SPAK do çrrënjosë korrupsionin

Optimizmin për SPAK dhe çuarjen para drejtësisë të gjithë të korruptuarve nuk e fshehu dje as avokat Kastriot Frashëri. Ky i fundit gjatë një prononcim për gazetën “SOT” deklaroi se SPAK do të do çrrënjosë korrupsionin, pasi sipas tij, kjo strukturë mbështetet nga SHBA. “Sigurisht që në klimën politike me të cilën ka bashkëjetuar ky vend përgjatë këtyre 30 vjetëve duket pak e pamundur formim i strukturave efiçente siç është SPAK apo BKH për të luftuar korrupsionin dhe për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre. Por Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë flet në emër të Departamentit të Shtetit dhe duke parë qëndrimin e saj të palëkundur këto vitet e fundit për formalizimin e këtyre strukturave kam besim se diçka do të bëhet. Në fund të fundit kjo është edhe pritshmëria e mbarë popullit shqiptar. Në vlerësimin tim ky është shansi i fundit që Shqipëria të ndryshojë të ndahet nga e kaluara dhe të ecë e sigurtë drejt së ardhmes që në këtë vend më në fund të sundojë ligji dhe jo feudalizmi i politikanëve tanë kleptokratë”, deklaroi Frashëri.

Rigels Seliman

Më të lexuarat