BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Agron Gjekmarkaj tregon çfarë ndodhi 2 vite më parë: Basha nuk u përball me Berishën pasi e përjashtoi nga PD

Agron Gjekmarkaj tregon çfarë ndodhi 2 vite më parë: Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se Lulzim Basha nuk u përball kurrë me Sali Berishën dhe anëtarësinë, pasi e përjashtoi nga partia.

Gjekmarkaj u shpreh se Basha ka frikë dhe nuk e zë më në gojë emrin e Sali Berishës.

“Unë do doja shumë që edhe zoti Basha me të vetët të kthehen në tryezën e opozitës, qoftë për t’u parë sy më sy me Berishën, për të bërë atë betejë që ai nuk e ka bërë tek e fundit. Zoti Basha vërtet mori një vendim, por nuk u përball kurrë me anëtarësinë e PD, nuk u përball me Sali Berishën. Madje, edhe sot ai ka një frikë, nuk e zë me gojë emrin e Sali Berishës.

Nuk e bëri kurrë një betejë të ndarjes kulturore, nëse ishte fjala, lider i ri dhe lider i vjetër, por u bë një përfitues i kulturës politike të Berishës dhe tani thotë jam politikan i ri. Kjo nuk shkon”, theksoi ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjekmarkaj tha se nuk mbështet as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën. Ai u shpreh se dëshirën e tyre për lidership e quan një epokë të mbyllur. I pranishëm në mbledhjen e 43 deputetëve, deklaroi se e mbështet nismën e Gazment Bardhit për të mbledhur të gjithë faktorët opozitarë në një tryezë.

“Mendoj që jam ende një deputet i PD dhe po të njëjtat pozicione që prej muajsh gjendem, nuk jam as në krah të zotit Berisha, as në krah të zotit Basha. E quaj personalisht, dëshirën e tyre për lidership, një epokë të mbyllur, të tejkaluar dhe instistimin e tyre për të qenë me çdo kusht gati në kufijtë e fatkeqësisë për këtë forcë politike. Unë jam deputet i listës së PD, jam 1 nga 63 mandatet që opozita mori pra 2 vitesh dhe ndjej ende detyrimin moral, ndonëse PD po kalon momente të vështira, është e copëzuar në disa grupe, fatkeqësisht, të ruaj një lidhje poetike me PD, sentimentale dhe të mendoj që më shumë sesa ne si trupë politike, PD janë njerëzit që na kanë votuar.

Mendoj që ka një detyrim ku u thirr një mbledhje e opozitës, e gjithë opozitës, ishte i ftuar Lulzim Basha me të vetët, nga një nismë e zotit Bardhi. Nuk jam pjesë e asnjë grupi për hir të së vërtetës, por e kam mbështetur dhe kam konsideratë për zotin Bardhi si koleg, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD dhe kam mbështetur nismën e tij për të ulur të gjithë faktorët opozitarë në një tryezë”, theksoi ai.

Më të lexuarat