BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Politike

Agron Tufa e paditi, Arben Duka: Është mbeturinë e fashizmit, nuk ka gjyq që e shpëton nga zemërimi popullor

Agron Tufa e paditi, Arben Duka: Është mbeturinë e fashizmit, nuk

Poeti Arben Duka shpërtheu në akuza dje kundër kreut të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Ky i fundit e paditi pak ditë më parë për shpifje, por Duka iu kundërpërgjigj dje. Nga një studio televizive ai e quan Tufën fondamelist islamik që nuk meriton as të urrehet. Sipas Dukës, Agron Tufa nuk shpëton dot nga zemërimi popullor dhe i bijve të heronjve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. “I është kundërvënë Shqipërisë, por historisë nuk i kundërvihesh dot. Ai i ka hapur shumë punë vetes sepse ka bërë një krim, kundër historisë dhe do ecë gjithë jetës me kokën mbrapa. Nuk kemi parë asnjë lloj dokumenti, thjesht mendime që këta janë kriminelë. Por ne nuk jemi dakord. Është një fondamentalist islamik që lutet shtatë herë në ditë edhe në zyrën që ia ka dhënë Edi Rama. Le ta mohojë po deshi. Nuk mund të krahasohet karakteri im me atë. Mua nuk më duhet se çfarë ka ai. Ne kemi kundër-fakte për këtë. Ne kemi gjithë historinë e luftës. Ai fol në përgjithësi. Ai është i tëri shkretëtirë, nuk meriton as të urrehet. Ai shpif kundër meje. Atë nuk ka gjyq që e shpëton nga zemërime popullor, nga historia e ndritur e luftës. Janë mijëra pasardhës të atyre heronjve dhe ai po mohon gjithçka shqiptare, jo vetëm luftën. Ai nuk mundet që heronjtë e popullit t’i shpallë kriminelë”, tha Arben Duka. Poeti shtoi se Agron Tufa nuk mund t’i quajë partizanët kriminelë sepse ata janë nderi i kombit. “Unë nuk po mbroj komunizmin, por LANÇ dhe heronjtë e saj që kanë dhënë gjakun në lule të rinisë për të mbrojtur lirinë. Si ka guxim ky, Tufa, apo tufërat e tjera, mbeturina të fashizmit, të ballistëve t’i shpallë kriminelë kur e gjithë bota i nderon. Kjo nuk qëndron. Ne nuk jemi të detyruar të besojmë ato që thotë zoti Tufa. Këta që i ka shpallur ky kriminelë janë nderi i kombit, janë elita e luftës që kanë dhënë gjakun, që kanë dhënë jetën, janë heronj të popullit dhe i ka hyrë në gjak historisë së Shqipërisë”, deklaroi Arben Duka. Ai komentoi edhe padinë që Tufa ka bërë ndaj tij. “Nuk e di fare pse jam paditur. Ai para meje është një liliput. Unë skam asnjë lidhje me kërcënimin e tij rrugëve. Ai ka hyrë në hak me historinë e Shqipërisë, ka hyrë në sherr me LANÇ, me mijëra nipër e mbesa të rrënjëve të popullit që ai i ka shpallur kriminelë”, tha poeti Arben Duka.

Më të lexuarat