
Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Mars 2023
Gjergj Merkuri, ish-kryetari i PS Sarandë që po tenton të kandidojë i pavarur për këtë Bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka denoncuar përpjekjet e degës së PS për ta bllokuar.
Merkuri ka dorëzuar në KZAZ e Sarandës listën e komisionit nismëtar dhe firmat e duhura për regjistrimin si i kandidat pavarur, por mesa duket po has në vështirësi në regjistrimin final të tij, madje e cilëson akt kriminal dhe të paprecedentë tentativën e PS.
Në një reagim në Facebook, ai shkruan:
Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ.
Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor.
Prokuroria të sekuestrojë menjëherë kamerat rreth godinës së Partisë Socialiste në Sarandë dhe të vëjë përpara drejtësisë personat të cilët marrin peng me kërcënime qytetarët dhe u bëjnë shantazh. Pasi dështuan me kërcënime në KZAZ për të ndaluar regjistrimin tim, tashmë kanë kaluar në planin B duke marrë në mënyrë të paligjshme listat e personave që kanë firmosur dhe duke i kërcënuar të tërhiqen.
Çdo person i përfshirë është me emër dhe mbiemër dhe do të kallëzohet penalisht. I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-ODHIR në Shqipëri, ambasadës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë këtë akt kriminal. Po cënohet rëndë integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë dhe e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në poste publike.
I gjithë ky angazhim i këtyre banditëve bëhet me qëllimin e vetëm për të ndaluar kandidimin tim, për shkak të mbështetjes së shumtë që qytetarët kanë shprehur menjëherë pas publikimit të kandidaturës.Aktualisht, në këto momente kemi fakte që po ushtrohet presion mbi njerëz që kanë firmosur dhe janë mbështetësit e mi. Ata po kërcënohen në forma nga më të ndryshme.
Më të lexuarat


“Ishte thikë pas shpine për PD”, Roland Bejko del i revoltuar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

“Me një gurë vrau tre zogj”, sipas Kreshnik Spahiut ja prapaskenat e forta që qëndrojnë pas arrestimeve të mazhorancës

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Tensionet në kryesinë e PD-së/ Momenti kur mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin dhe shajnë Gazment Bardhin dhe deputetët e tjerë (Video)

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr vendimin e papritur

SPAK urdhëroi arrestimin e Dakos, gazetarja Klodian Lala zbulon detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu pasurinë e tij

Arrestimi i Dakos, Rama: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin, duhet durim në luftën kundër korrupsionit
