Media greke botoi sot shkrime ku thuhej se kryetarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, që kryeson trupin gjykues nga kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, kishte falsifikuar një dokument për të hyrë në Greqi dhe ishte dënuar për të mos hyrë më për 12 vite.
Sipas gazetarit Andi Tela duhet parë dokumenti që pretendojnë grekët dhe nëse ai është i vërtetë duhet të hetohet trupa gjykuese e Vettingut që kaloi kandidaturën e gjyqtares Gjoka në vitin 2019.
“Kur flasim për raportet Shqipëri-Greqi për çështjen “Beleri” jemi në një kor që Greqia nuk ka arsye të bëjë presion, të vërë veton e saj për çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe kjo është një çështje më vete.
Në rastin në fjalë ne kemi kryetaren e GJKKO-së, e cila është akuzuar fillimisht nga z. Berisha dhe avokati i tij për faktin se kishte fshehur përjashtimin nga KLD-ja e asaj kohe që drejtohej nga z. Berisha dhe nuk e kishte pasqyruar te dokumentet e vettingut dhe që mund të shërbente si fakt për të hequr dorë nga gjykimi i z. Berisha. Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me të njëjtën gjyqtare. Një shkrim i një gazete greke, e pashoqëruar me një dokument bën fjalë për një histori, ku pretendohet se zonja Gjoka ka siguruar një vizë 100 ditore, që merrej nga shtetas me kombësi greke, ose që kishin lidhje familjare në Greqi. Dyshohej se kjo ishte falsifikuar. Ne nuk e dimë nëse gjyqtarja në fjalë për penalizuar për këtë veprim apo është përjashtuar me dëbim 12-vjeçar nga Greqiam, pra nga BE-ja.
Do të duhej që zonja të kishte deklaruar në formular se është përjashtuar, dëbuar nga shteti grek. Tani duhet parë nëse kjo zonja ka udhëtuar në periudhën 12-vjeçare. E dyta është nëse ky dokumenti është real, e ka parë kush. Ndaj ne duhet të shohim dokumentin, dhe nëse ai është i vërtetë, atëherë këtu duhet të ketë vetting për vettingun”-tha Tela.