Sekretari i PD-së për Marrëdhënien me Publikun Edvin Kulluri, i ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një protestë të vetme. Dje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama dhënë pak ditë më parë në një intervistë televizive, Kulluri thotë se kryeministri dhe kryetari i bashkisë duhet të japin dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit të thelluar të SPAK për inceneratorët. “Edi Rama dhe Erjon Veliaj duhet te japin dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit më të thelluar të SPAK për çështjen e Inceneratorëve! Fjalët e ish-zëvendës kryeministrit nën hetim Ahmetaj, janë indicie juridike të qarta në formën e dëshmisë për implikimin e kupolës qeveritare dhe Bashkisë Tiranë! “Nuk bëhem kokë turku për Ramën, më kanë kërcënuar mua dhe familjen time” dhe “pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës është Veliaj” janë deklaratat më të rënda të mundshme”, tha ai. Kulluri theksoi se opozita pas këtyre dëshmive publike të Arben Ahmetaj duhet tu bëjë thirrje për protestë mbështetësve të saj. “Qeveritë kanë rënë për shumë më pak se kaq! Opozita pas këtyre dëshmive publike të Arben Ahmetaj duhet tu bëjë thirrje për protestë mbështetësve të vet pavarësisht nga ndasitë që kemi për çështjen e non-gratës, apo pretendimet e tjera të Bardhit dhe deputetëve që e mbështesin! Komisionin hetimor për inceneratorët e ngriti e gjithë opozita bashkë dhe kjo çështje duhet çuar deri në fund nga e gjithë opozita po bashkë! Ky reflektim vlen dhe për Adriatik Lapaj, Arlind Qorri dhe Endri Shabani si parti jo-opozitare”, shkruan Kulluri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë