Avokati Idajet Beqiri tha se akuzat e demokratit Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë Edi Rama, anë shpife të rënda.
Në një intervistë për “Tirana Live”, ai tha se Bardhi po tregohet qesharak dhe se akuzat për shpifje do i kthehen kundër.
“Është shpifje e rëndë që bëhet për shkak të detyrës. Edhe SPAK do e konsiderojë kallëzim të rremë.ai që ka qenë bashkëpunëtor dhe që nuk i ka dalë emri është shqiptuar. Por janë 5 milionë shqiptarë, është shpifje ordinere. Bardhi bëhet qesharak dhe këta tani kanë ngelur pa kokë, ose kokë është e krimbur aq rëndë sa nuk ka kush ti orientojë që të thotë ‘ e kemi bërë lesh e li PD’, e kemi ndarë në 50 pjesë. Po bëhemi qesharakë’. Mirëpo atje nuk ka koka të ftohta që të dalë, nuk ka një senat që të thonë ‘qetësohuni se kemi shkruar në drejtim të paditur.
Do të konsiderohet një kallëzim penal inekzistent dhe kjo do të përdoret nga Olsi Rama në gjyqin që ka hapur nga Bardhit për shpifje dhe kallëzim i rremë. Kjo do i kthehet kundër Bardhit.“, tha ai.
Po ashtu avokati foli edhe për komisionin e dezinformimit, ku tha se është i domosdoshëm
“Kjo është e domosdoshme dhe bëhet mirë që një gjë e tillë e merr në konsideratë Kuvendi. Sidomos për situatën aktuale ku jem. Nuk përben ndonjë lajm. Për këta njerëz që janë implikuar dhe kanë shitur shpirtin te të huajt dhe jetojnë me dinar, rubla, euro të vendeve që armiq të betuar të Shqipërisë, nuk kanë as turp. U duket sikur është nder. Ka ardhur koha që këta njerëz që jo vetëm duhet tri nxjerrim me dokumente dhe fakte, por edhe duhet sensibilizuar populli, pasi jemi duke vuajtur nga kjo garniturë prej 30 vitesh. Na ka çuar në shkatërrimin e ekonomisë, ushtrisë, pra ka një kufi”, përfundoi avokati Beqiraj.