BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Akuzat ndaj SPAK/ "Meta ka vjedhur floririn e Krrabës", Idajet Beqiri plas deklaratën e fortë: U kap me ‘presh në dorë’ me aferën CEZ-DIA, e konsideroj të rëndë që Dumani i...

Akuzat ndaj SPAK/ "Meta ka vjedhur floririn e Krrabës", Idajet

Sulmet e Ilir Metës nda Prokurorisë së Posaçme, po vijnë sepse po i vjen fundit! Kështu thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në një emision televiziv, ku theksoi se ndaj Metës ka akuza konkrete siç është rasti i vjedhjes së floririt të Krrabës në ’99 si dhe për dosjen CEZ-DIA.

‘Po ndjen se po i vjen fundi dhe do të bëjë marrëzira të tilla siç po bën ai. Nuk ka lënë post pa marrë në këtë vend dhe të pamerituar. E ka turpëruar me dhjetëra herë kryetarin e shtetit. Duke na bërë ne shqiptarëve të turpëruar edhe në raport me popujt e tjerë. Duke na thënë që kaq poshtë keni rënë sa zgjidhni kryetra shteti një kryetar të tillë. Duket që nuk është një njeri normal. Për të mos thënë skandale pas skandalesh është i ngarkuar me një mal akuzash. Të gjithë janë të korruptuar në këtë vend por askush nuk dënohet. Vodhe floririn e Krrabës, e vodhe për vitin e ri të ’99. E le hapur të vinin dhe fshatarët atje. More arkat të tëra. Bëri korrupsion të paimagjinueshëm me CEZ-DIA, ku është kapur me presh në dorë. Akuzat e bëra ndaj tij janë konkrete.’- tha Beqiri.

Duke u ndalur te akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, se ai është kushëriri i vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, avokati Beqiri tha për gazetarin Arbër Hitaj, se këto janë shpifje. Sipas avokatit, kreu i SPAK nuk duhet t’i ishte përgjigjur, pasi janë akuza që vijnë nga një i marrosur, që ka ikur nga mendtë e kokës.

Ata janë shpifje monstruoze. Ato shpifje nuk mund ti bëj askush. Edh enjë rrugaç rruge nuk mund të flasë ashtu ndaj kreut të SPAK. Kur e di që pas tij janë SHBA e FBI, kur gjithë shqiptarët e mbështesin dhe ka hedhur hapa të rëndësishme para SPAK, për respekt të popullit, nuk duhet të flasësh me një gjuhë të tillë. Ata ishin shpifje monstruoze. Çlidhje ka Nuredin Dumani një kriminel një vrasës me pagesë. Të bën babanë burrë. Fantazira të sëmura i bën sepse mendon se do të thyejë Dumanin në këtë mënyrë. Si profesionist e konsideroj të rëndë që Dumani i kthen përgjigje. Kujt i përgjigjesh, i përgjigjesh një akuze që ka një bazë, por kur shikon fund e krye një njeri të marrosur që ka ikur nga mend të kokës. Rrezik do e shohin e në ndonjë shtyllë korrenti të balsamosur. Ilir Meta është politikan me dosje ish-sigurimi.’- tha Beqiri.

Ndërsa gazetari Aulon Kalaja, tha se duket se ka një lloj shqetësimi për Ilir Metën, ndërsa shton se ka një farë të drejtë në lidhje me pandëshkueshmërinë, si me rastin e kryeministrit Edi Rama.

‘Duket se ka një lloj shqetësimi për Metën. Ujërat në PL nuk janë mirë. Ka pasur tensione në një mbledhje dhe ka zgjedhur një ekip të ri në parti.  Komenti për Dumanin, një politikë e tejkaluar bëhej në kohë të Enver Hoxhës. Gjuha e Metës ndaj SPAK-ut ka ardhur duke u ashpërsuar. Vjen edhe nga segmente të PD-së e ashpër ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar si grup kriminal për mendimin tim janë të tepërta. Meta ka një farë të drejte për sa i përket pandëshkueshmërisë, me rastin e kryeministrit. Goditja ndaj bashkisë së Tiranës është për të sfumuar akuzat për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në dosjen e Xibrakës. Duket se filozofia e tij është që të mbrohet duke u sulmuar.’- tha Kalaja.

 

Më të lexuarat