Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Fierit është prononcuar në lidhje me incidentin e parashtruar nga zëdhënësja e kryeministrit Berisha, sipas saj, për shkak të një veprimi të qëllimshëm dhe të papërgjegjshëm të deputetit të PS, Arben Isaraj.
Policia ka shpjeguar se sot, në datën 04.06.2013 rreth orës 09:00, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier është marrë njoftim nga shtetesja Erla Mëhilli, edhe se në vendin e quajtur Kolonjë në autostradën Lushnjë – Fier është parakaluar nga një mjet tip Benz C, klasë me targa AA456AO, i cili ka bërë një parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në automjetin që është parakaluar.
Mësohet se nga ana e drejtuesit të mjetit është pranuar shkelja dhe pas kësaj, ai është lënë i lirë të udhëtonte në drejtim të aksit rrugor Fier-Vlorë. Punonjësit e policisë kanë mbajtur procesverbalin e konstatimit të shkeljes, konform dispozitave të Kodit Rrugor.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë