
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Alarm në partinë e presidentit pas futjes së Berishës në listën e zezë të SHBA, LSI nis sulmet dhe akuzon amerikanët për cenim sovraniteti

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Maj 2021

Lëvizjet e fundit të SHBA si duket nuk kanë trembur vetëm Sali Berishën, por edhe LSI. Pas akuzave të rënda të ish-kryeministrit Berisha ndaj amerikanëve, është hedhur në sulm edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në Facebook ai deklaroi se sovraniteti i Shqipërisë po cenohet, por këtu përveç rilindjes edhe pse jo me emra konkrete, Vasili tha se të huajt po ndërhyjnë tek ne. Ai tha se ata kërkojnë të bëjnë karrierë politike në Shqipëri dhe po na cenojnë dinjitetin e kombit. Këto fjalë tregojnë se Vasili po shigjeton amerikanët pas vendimit për Berishën dhe paralajmërimeve se do të eliminojnë të gjithë të korruptuarit në Shqipëri. “Shumë të huaj, që thjesht ndërtojnë karrierën tek ne dhe e kanë Shqipërinë një plus më shumë ne karrierën e tyre, s’mundet kurrë as të imponojnë dhe as mund të shesin dashuri madhështore hipokrite për Shqipërinë, që nuk i beson askush. Sovraniteti dhe dinjiteti nuk janë gjendur kurrë më parë nën një sulm kaq të egër në Shqipëri. Gjithfarë duarsh të brendshme e të jashtme antishqiptare janë vërsulur mbi këto dy dimensione, që kanë mbajtur dhe mbajnë gjallë Shqipërinë dhe shqiptarët në qindra vjet. Jashtë tyre Shqipëria është thjesht asgjë”, shkruan ai. Akuzat e Vasilit shkojnë edhe më tej duke thënë se, autoritetet amerikane bëjnë sikur i duan të mirën Shqipërisë, por në fakt kërkojnë veçse ta kenë në kontrollin e tyre për interes të vet. Këtu ai akuzoi qeverinë se është bërë palë me amerikanët për t’ua shitur vendin atyre, për ta lënë vendin të kufizuar nga ata dhe pas sovranitet. “Secili popull është përgjegjës për fatet e tij dhe askush jashtë nesh nuk mund të bëjë sikur e do Shqipërinë më shumë se ne dhe të vendosë për ne! Nëpërkëmbja, përdhosja dhe vënia poshtë këmbëve e dinjitetit për ta zëvendësuar me nënshtrimin poshtërues, të bindur, pa gojë e pa veprim, ky është synimi i vetëm i rilindjes dhe i të gjithë aksesorëve të saj vendas apo të huaj. Realizimi i kësaj përmes strategjisë që: thashethemi shndërrohet në fakt për kundërshtarët dhe fakti shndërrohet në thashetheme për veten, kjo është një nga rrugët për të goditur e asgjësuar dinjitetin. Sovranistët me dinjitet janë garantët e vetëm të integritetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për sot dhe për dhjetëra vjet më pas, ndaj vetëm ata kanë të drejtën të na udhëheqin”, shkruan Vasili.
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!”/ Thirrja e fortë e deputetes për Berishën: Demokratët nuk duan të ndahen

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ e 'zbythi' nga zgjedhjet e 14 majit/ Berishës nuk i 'del' inati, merr vendimin

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Socialistët vlonjatë i besojnë emrit të njohur, PS zgjedh një diplomat në garën për bashkinë, ky qytet është drejtuar më herët nga babai i tij

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

48 orët vendimtare për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente, zbardhet çfarë po ndodh minutat e fundit

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth
