Ditën e diel kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë Tiranën. Mësohet se Kurti do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Nuk ka një qëllim të qartë e të deklaruar, por besohet të jetë në funksion të marrëveshjes së pafirmosur në Ohër, informimit të Shqipërisë me qëllim që edhe qeveria jonë të jetë e qartë në lobimin ndërkombëtar.
Mësohet se Kurti do të pritet nga Nikolla në orën 11:00, ndërkohë ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet.
Takimi vjen pas marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.