Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar dhe ka dhënë dje një mesazh nga Vlora, me rastin e Ditës së Flamurit. Albin Kurti në një prononcim shkurt për mediat tha se kjo është dita e bashkimit. “Gëzuar të gjithëve 28 nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, deklaroi Albin Kurti shkurt për mediat. Po ashtu, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Vlora, ka uruar sërish shqiptarët për festën e madhe të flamurit, pasi doli nga një ekspozitë me piktura që ishte organizuar në nder të kësaj dite të veçantë për shqiptarët. “Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojani me piktorë vlonjatë pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Nga maji i vitit 1918 deri në janarin e vitit 1923. Me këtë rast, gëzuar të gjithë shqiptarëve 28 nëntorit, këtë festë të madhe të flamurit, lirisë, pavarësisë dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, kudo në Ballkan, rajon, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve të Kombit. Sot është ditë pushimi, por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet e Ismail Qemalit nga Vlora, Skënderbeut nga Kruja e Adem Jasharit nga Prekazi”, u shpreh ai. Pyetjeve në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për takimin sot me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, Kurti tha: “Nuk është sot dita të flasim për dallime politike, por polemikat aktuale. Sot jemi bashkë, shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë moment. Kemi shumë ditë të tjera përgjatë vitit për këto tema.” Kujtojmë që Dita e Flamurit dje ka bërë bashkë, Albin Kurtin dhe Edi Ramën, ndërsa të pranishëm ishin edhe Presidenti, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë