Aleks Soros, është djali i filantropit Xhorxh Soros, i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karrierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të suksesshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri. Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Skandali i madh është se kudo sa herë janë zhvilluar takime të rëndësishme, por edhe samite, Aleks Soros ka qenë prezent, së paku prej vitit 2018 e këtej. Askush nuk ka thënë se me çfarë cilësie vjen zoti Soros junior në këto takime. Askush nuk e përmend atë, por thjesht ne e shohim në fotot e ceremonive që zhvillohen. Të tilla foto kemi parë vazhdimisht në të gjitha samitet ballkanike, sidomos ato që lidheshin me Minishengenin ose Open Balkan. Madje edhe ditën e djeshme se kur e pyetën Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare, kryeministri nuk kishte përgjigje dhe iu kthye me ironi gazetarëve: Harroi t’ju pyeste edhe juve.” Dyshimet janë se çfarë pazaresh ka midis Sorosit dhe Ramës? Çfarë pasurish, marrëveshjesh fshihen pas, kur ai gjithmonë gjendet në rrethin e liderëve ballkanikë dhe sidomos përkrah Ramës dhe Vuçiçit? Historia ka treguar se këta njerëz të pushtetshëm nuk vijnë thjesht për një shëtitje. Aleks Soros po shndërrohet si Damir Fazlliç, i cili në fund “groposi” Sali Berishën, pasi lidhjet dhe aferat e ish-kryeministrit me serbo-boshnjakun i kushtuan shumë shtrenjtë dhe bënë që Britania ta shpallte “non grata”. Pas shumë vitesh u zbardhën aferat e tyre të fshehta.
Rama nën shembullin e Sali Berishës
Fazlliç ishte miku i shtrenjtë i familjes së Sali Berishës. Pa një funksion në Shqipëri si Soros, ai disa vite më parë vuri në rresht institucionet shqiptare. Damir Fazlliç ndihmoi Sali Berishën të kthehet në pushtet në 2005, ndaj dhe jo rastësisht emri i tij lidhet me skandalet më të madha të Berishës në ato vite. Aksesi dhe prezenca e tij në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kapja e tregut të energjisë në Shqipëri, transaksionet e dyshimta financiare, kthimi në klientin kryesor të profilit të lartë të vajzës së Berishës, blerja e dyshimtë e pronave, projektet, implikimi në trafikun e armëve etj, e kthyen Fazlliçin si “zot”. Njësoj si Soros, edhe Fazlliç kishte lidhje me disa nga politikanët dhe biznesmenët më të fuqishëm në Ballkan dhe Uashington DC. Sali Berisha i vuri në dispozicion sekserit serb edhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Fazlliç, me porosi dhe ftesë të Sali Berishës mori pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky ishte edhe skandali më i rëndë kombëtar në atë kohë.
Shfaqja e Fazlliç
Po si u shfaq Fazlliçi në Shqipëri? Biznesmeni serbo-boshnjak, me nënshtetësi britanike (lindur në vitin 1975) u kontraktua nga kompania BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. I lidhur fort me selinë blu, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD-së, Fazlliçi krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Sipas deputetit Erion Braçe, më 10 shtator të vitit 2007, ai krijoi një kompani të re në Tiranë, të gjashtën, ALPHA, regjistrimin e së cilës e bëri me një prokurë të posaçme me avokate Joana Qeleshi, në institucionet e shtetit figuronte si punonjëse e avokates tjetër Flutura Kola, ish-ortake e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha (Malltezi).