BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Politike

Alibeaj refuzon “Foltoren” dhe del kundër Luçiano Boçit: Na duhet kandidat fitues për Elbasanin, të gjejmë atë që është më i miri

Alibeaj refuzon “Foltoren” dhe del kundër Luçiano

Enkelejd Alibeaj ka refuzuar Luçiano Boçin si kandidat për Elbasanin në zgjedhjet e 14 majit. Ai doli nga “Primaret”, por duket se grupi i Alibeajt do të dalë me një kandidat më vete në këtë bashki. Alibeaj zhvilloi dje një takim në Elbasan me rastin e 32-vjetorit të themelimit të PD në këtë qytet, ndërkohë që ka nisur dhe konsultimet për kandidatin që do të nxjerrë në zgjedhje. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të cilët bojkotuan pak ditë më parë Luçiano Boçin. Në sallë janë parë Gazmend Bardhi, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja. Alibeaj foli para gazetarëve mbi takimin. Teksa u pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve. Sipas tij, duhen bërë sondazhe me qytetarët dhe të merret mendimi i selisë lokale për të caktuar një kandidat që përfaqëson të gjitha rrymat dhe jo një kandidat të njëanshëm.“Unë po them një gjë që besoj kushdo e kupton edhe atë fjalën time që kam thënë të jetë një kandidat për demokratët, por edhe fitues. Që të jetë fitues nuk duhet një nivel i lartë matematike për të kuptuar se ne kemi nevojë për të gjithë demokratët të cilët edhe nuk mendojnë si ne. Por edhe ata që nuk na votuan në 2021-shin duke parë edhe rezultatin e 6 marsit, unë besoj se kjo është një kërkesë minimale që t’ia bëjmë secili vetes. Pyetja është si mund të gjendet kandidati i PD-së që të përfaqësojë të gjithë pjesët? Mënyra më e mirë është të bëjmë sondazhe të opinionit që prekin shijet dhe nevojën e qytetarisë së Elbasanit. Teknologjia e lejon mundësinë që me mekanizma të tillë, të gjejmë atë që është më i miri”, tha Alibeaj.