BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep

Kreu i Prokurorisë Speciale (SPAK), Altin Dumani raportoi dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ai shigjetoi mazhorancën socialiste qeverisëse, ndërsa theksoi se një shqetësim për Prokurorinë e Posaçme është edhe numri i lartë i dosjeve të mbartura. Fillimisht gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend, por që nuk po merren parasysh. I drejtpërdrejtë në atë që tha, zoti Dumani zbuloi se Kuvendi i Shqipërisë që është ura lidhëse mes institucionit që ai drejton dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorë specialë në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.  “Ne kemi adresuar disa problematika. Një është mungesa e përcaktimit të saktë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, një tjetër problematikë. Pasja e këshilltarëve ligjorë do të ndihmonte prokurorët e posaçëm. Adresimi i ngarkesës së shtuar është një tjetër problematikë, shpresoj të gjejë zgjidhje. Nga ana ime janë organizuar analiza me të gjithë hetuesit me qëllim evidentimin e problematikave dhe përfundimin e hetimeve brenda kohës së shpejtë. Problematike është edhe rënie e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar në Kuvend, rënie 40% krahasuar me 2022-shin, përjashtuar Policinë e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e hetuesve të BKH-së pasi 70% e hetime kryhen prej tyre dhe shtimi i tyre është i domosdoshëm. Ndërkohë shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura”, deklaroi ai.

Dumani flet për arritjet që ka pasur SPAK

Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK ka folur edhe për arritjet që ka pasur institucioni që ai drejton. Sipas Dumanit, SPAK luajti një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri për 2023. “SPAK rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023. Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë. SPAK në 2024 rriti numrin e çështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta edhe me Amerikën e Jugut dhe Qendrore. Këto kontakte do të sjellin një drejtësi cilësore. Kontakte janë vendosur edhe në rajonin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Unë e kam deklaruar se krahas hetimit penal ne bëjmë edhe një hetim pasuror për hetimet dhe konfiskimet penale. Falë punës së këtij sektori shpjegohet vlera e sekuestros nga pasuritë”, u shpreh Dumani. Ndërkohë kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka zbardhur rekomandimet e BE-së për SPAK-un. “Lidhur me rekomandimet e Bashkimit Europian, sipas Screening dhe Progres-Raportit, në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime dhe pas publikimit të raportit, SPAK zhvilloi takim me projektet e asistencës së BE për të diskutuar mundësinë e marrjes së masave dhe përgatitjes së akteve nënligjore të nevojshme. Një nga rekomandimet, përgatitja e udhëzimit të përgjithshëm mbi hetimin financiar. SPAK ka ngritur një grup pune dhe mund ta konsiderojmë të ezuaruar që në Qershor mendohet që ky udhëzim të zbatohet. Një udhëzim tjetër është për uljen e çështjeve të mbetura. Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër, përgatitja e strategjisë për komunikimin me publikun, po punohet intensivisht në përgatitjen e kësaj strategjie, besoj se brenda këtij vitit kjo strategji do të miratohet”, nënvizoi Dumani.

Dumani “përplaset” me Çuçin

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në lidhje me veprimet e hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu. Fjala është për referimet dhe hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.  Për këtë Dumani theksoi se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vetingu. Dumani tha se KPK dhe KPA duhet të referojnë rastet që SPAK t'i ketë në vëmendje. Ndërkaq Bledi Çuçi i është përgjigjur kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ky i fundit për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi theksoi se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore. “Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative”, deklaroi Çuçi.