BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x

Politike

Ambasadori britanik ngre alarmin, zbulon se krimi ka lidhje të forta me politikën në Shqipëri dhe paralajmëron tjetër listë “non gratash”

Ambasadori britanik ngre alarmin, zbulon se krimi ka lidhje të forta me

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith ka bërë një deklaratë të fortë . Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ai theksoi se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën dhe kjo është një nga problemet mes Shqipërisë dhe Anglisë. Madje ai deklaroi  se krimi është problem ndërkombëtar dhe ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të përkushtohet që këto lidhje të dobësohen në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Po bie dakord që është problem. Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar, dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika te përfaqësojë njerëzit”, deklaroi ai. Më tej ambasadori Alastarit King Smith. King Smith tha se pritet të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare për të gjithë shkelësit e ligjit. I pyetur nëse do ketë shpallje të “non gratave” për shtetin britanik, ambasadori King Smith theksoi se do të ketë. Madje ai shtoi se nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. “Ashtu siç e përmenda më parë, ne do të shohim se çfarë veprimesh të tjera do të ndërmarrim si në Shqipëri dhe në rajon, edhe në rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nëse mundemi të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende të tjera do të ndërmarrë hapa për konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e këtij viti...Nuk ka rëndësi se çfarë punë apo roli dikush ka. Nëse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo të tjerë ata mund të specifikohen”, u shpreh ai. Ndërkohë ambasadori e Britanisë së Madhe Alastair King-Smith tregoi se gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër u ra dakord për transferimin e një kategorie të të burgosurve shqiptarë nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sipas tij, kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. “Të dy kryeministrat ranë dakord që të sigurohen kushtet e duhura të burgjeve. Të dy kryeministrat ranë parimisht dakord për të kryer transferimin sa më të shpejtë të mundshëm të atyre që janë klasifikuar sipas ligjit për të lëvizur nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sigurisht, kjo do jetë më mirë edhe për ta për të qenë sa më afër familjeve të tyre. Gjithashtu kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. Këtu flasim vetëm për shtetas shqiptarë dhe sipas parametrave të përgjithshëm të marrëveshjes nuk kemi identifikuar asnjë shtetësi tjetër përveç asaj shqiptare për momentin”, nënvizoi ambasadori britanik.

 

 

Më të lexuarat