
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Ambasadorja Kim vizitë “blic” te Kushtetuesja para zgjedhjes së kryetarit të ri, ja emrat që mbështeten nga SHBA

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 28 Janar 2023

Anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është betuar pak ditë më parë në Presidencë duke marrë zyrtarisht detyrën dhe duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni. Por ndërkohë që procedurat kanë nisur, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shkuar dje në Kushtetuese për të zhvilluar një bisedë. Plotësimin me 9 anëtarë, Kim e ka cilësuar si një moment i rëndësishëm i reformës në Drejtësi që Shteteve e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm, e ndërsa u ka uruar suksese në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri. “Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Ndërkohë, kujtojmë se vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të ri, duke i hapur rrugë edhe depozitimit të kandidaturave. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që mund të jenë edhe kandidatë potencialë, janë: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj. Megjithatë, mësohet se amerikanët mbështesin fort për kryetar të Kushtetuese kandidaturën e zotit Ibrahimi dhe atë të zonjës Toska.
Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses
Kujtojmë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Kim: Reforma në drejtësi ka mbështetjen absolute të SHBA
Ndërkohë edhe më herët ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim foli në një intervistë televizive për, për reformën në drejtësi. Ambasadorja Kim tha se, reforma në drejtësi nuk është e lehtë, apo e përsosur, por po shohim rezultate dhe po ndërtohet. Ajo vijoi më tej duke thënë se reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe atë të Bashkimit Europian. “Po shohim ish-ministra, njerëz të fuqishëm, anëtarë të parlamentit, oficerë policie, politikanë, drejtues të krimit të organizuar, disa njerëz të biznesit, të dalin në gjyq dhe të shkojnë në burg. Disa prej tyre janë injoruar ndër vite dhe duhet kohë për të rindërtuar çështjet, për të grumbulluar faktet. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare gur- gur. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Bashkimit Europian. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar”, tha ajo. Kim foli edhe për shpalljet non-grata. “Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata, apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar”, nënvizoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.
Më të lexuarat


Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla, zbuloni cilët janë kryebashkiakët socialistë që kanë përfunduar pas hekurave (Emrat)

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, Këlliçi i bën thirrje SPAK: Mos luaj me dy porta...

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati Gjokutaj dhe zbardh prapaskenat e forta: Një show politik, ja pse nuk do të dënohet

SPAK lëshoi urdhër arrest me burg për Vangjush Dakon, vjen reagimi nga Nisma Thurje

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon deputeti i PS: Peshk i madh është Berisha dhe Meta

Berisha plas deklaratën ‘bombë’ dhe bën denoncimin e fortë: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, ja kush e bllokoi

“I kam duart akullore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”/ Ja si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion

Urdhër-arresti i SPAK për Vangjush Dakon, reagon Salianji

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar, ja çfarë propozon
