BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP kundër Altin Dumanit si drejtues i SPAK,  Alfred Balla përjashtohet nga sistemi për 15 vjet, ja prapaskenat

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli dje më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin e kërkuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, që i ndalon kreut të KLP-së të riemërohet për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit. Balla nuk ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit. Por çfarë prapaskenash mund të fshihen nga ky vendim?

Hakmarrja e amerikanëve

Gazeta “SOT” ka raportuar përplasjen e fortë të amerikanëve me kryeministrin Edi Rama në momentin kur do zgjidhej kreu i ri i SPAK që do të zëvendësonte Arben Krajën. Në atë kohë, socialistët synon të kapnin institucionin e SPAK, duke katapultuar në krye të saj “besnikun” e tyre Edvin Kondilin. Por kjo lojë e pistë, duket se u nuhat nga SHBA, të cilët kanë mbështetur reformën në drejtësi dhe institucionet e dala prej saj me miliona dollar fonde. Ata u futën në lojë, duke “prerë” duart e zgjatura nga politika, për të kapur Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe shantazhuar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. I përlyer nga ky skenar i Edi Ramës mund të jetë dhe Alfred Balla, pasi nëse shohim votimin, i cili u ndoq dhe nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim në atë kohë, Z.Balla ka zgjedhur Kondilin. Ish-ambasadorja Kim zhvilloi takime dhe lëshoi mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amerikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Por këmbëngulja e amerikanëve në zgjedhjen e Altin Dumanit po jep frytet tani. SPAK me të në krye dhe nën udhëzime nga amerikanë po trondit politikën. Uragani i drejtësisë së re nuk kurseu as “peshqit e mëdhenj”, shkundi pluhurin në dosjet e vjetra, “kapi” biznesmenë të lidhur ngushtë me krimin, madje preku të “paprekshmit” e politikës.

Zbardhet vendimi i KPA për Alfred Ballën

Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Pakica e trupës së KPK vlerësoi se Balla ose duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar, ose dispozitave të nenit “G” të aneksit të kushtetutës që përcaktojnë ndërprerjen e vetingut me sanksionim 15-vjeçar. Komisioneri Ballhysa iu drejtua Kolegjit me ankim, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK dhe vendosjen e sanksionit 15-vjeçar për kreun e KLP. Komisioneri argumentoi se Balla i plotësonte kushtet për subjekt rivlerësimi dhe se ai vetë kishte deklaratën e pasurisë, atë në funksion të figurës, si dhe tre akte ligjore pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për kontrollin e profesionalizmit.

Detajet

Duke iu referuar jurisprudencës së Kolegjit, Ballhysa vlerësoi se, jo domosdoshmërisht subjektet e rivlerësimit, në momentin kur fillonte procedura e vetingut duhet të mbanin të njëjtën detyrë funksionale për të cilën Kushtetuta dhe ligji i cilësonte si subjekte të tilla. Komisioneri nuk e gjeti të drejtë arsyetimin e KPK se Balla e ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit si pasojë e një akti që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës së tij. sipas Ballhysës, subjekti në vitin 2018 kishte kërkuar në KPK ndërprerjen e vetingut dhe njëherazi kishte kundërshtuar në gjykatë lirimin e tij nga detyra si ndihmës ligjor. Po ashtu, kërkesën për njohjen e statusit si ndihmës jo magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, Balla e ka adresuar dhe pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, që me vendimin të dhjetorit të vitit 2020 e ka pezulluar së shqyrtuari për shkak të padisë së ngritur në juridiksionin gjyqësor. Këto argumente të Komisionerit u renditën edhe nga kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama, e cila u shpreh ndër të tjera se urdhri i lirimit nga ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe ishte absolutisht i pavlefshëm dhe si i tillë nuk kishte sjellë asnjë pasojë juridike, duke u konsideruar se nuk ekzistonte. Për pasojë, është vlerësuar se Balla nuk e ka humbur statusin e ndihmësit ligjor për shkak të këtij urdhri.

Sanksionet

Nga ana tjetër, Kolegji vlerëson se subjekti e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të tij, pasi nuk ka kontestuar këtë urdhër në rrugë ligjore dhe ka shfaqur vullnetin për t'u zgjedhur anëtar në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje e subjektit është vlerësuar nga KPA si shkaku kryesor për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Po ashtu, është vlerësuar se përmbush kushtet për t'u vlerësuar si dorëheqje nga detyra, sipas përcaktimeve të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se dorëheqja nga detyra shoqërohet dhe me sanksionin që i ndalon riemërimin në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Sipas KPA, subjekti ka përfunduar marrëdhënien e punësimit si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë për shkak të vullnetit të tij, si dhe ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimi edhe ndërsa ai vetë ka menduar se e gëzonte statusin e këshilltarit ligjor dhe ka hequr dorë nga këto të drejta. Përfundimisht, trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash ka vendosur ndryshimin e vendimmarrjes së KPK, duke deklaruar edhe humbjen e së drejtës së Alfred Ballës për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Më të lexuarat