Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë dje në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Paskuqan të Tiranës ku akuzoi PS-në sa i takon projektligjit të Amnistisë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend, duke deklaruar se po tentohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar. Sipas Bashës, për protestuesit e opozitës që protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre, nuk ka amnisti. “Janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfshirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë,atyre te Bregu I Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona”, deklaroi Basha. Mes të tjerash, kryedemokrati akuzoi qeverinë për korrupsion në dimensione të paimagjinueshme. Duke thumbuar edhe Rithemelimin, Basha tha se sa i takon deklaratave të Arben Ahmetajt nga arratia, ndryshe nga të tjerë që e përdorën politikisht, PD ka dorëzuar në SPAK denoncimin e plotë për aferën e inceneratorëve. “Kjo është qeveria më e korruptuar në botë, arrin dimensione të paimagjinueshme. Të vërtetat që tha Arben Ahmetaj, për vete i përfshirë në këtë aferë publike, nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm material për denoncime të natyrës mediatike apo politike. Ndaj siç e dini, PD ndryshe nga çdokush tjetër kemi dërguar në SPAK denoncimin e plotë, kallëzimin e plotë penal për të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë me në krye të parin e qeverisë”, nënvizoi Basha ndër të tjera.
Puthja e shumëpërfolur/ Sa lekë mori Sara Hoxha për puthjen me Roerd Toçen, flet aktori
Aktori i njohur i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Roerd Toçe ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”....
Lexo më shumë