Përfaqësuesi ligjor i PD-së Rezart Kthupi, ka folur lidhur me Amnistinë Penale që pritet të miratohet në Kuvend ditën e nesërme. Në një intervistë për mediat dje, ai tregoi arsyet se përse PD doli kundër amnistisë. Kthupi u shpreh se kjo ndodhi pasi PS nuk pranoi propozimet që bëri opozita. Ai theksoi se PD nesër nuk do ta votojë amnistinë penale. “Propozimet e PD-së për amnistinë nuk u pranuan nga mazhoranca me justifikimin që kemi të bëjmë me vepër penale që janë të rënda ose cenojnë shoqërinë. Për këtë shkak vendosi që këto mos t’i përfshijë në draftin e amnistisë. Në mbledhjen e fundit të Komisionit del një amendament që nuk është i përfshirë në amendamentet e shkuara. Alibeaj ka vendosur të largohet nga seanca e Komisionit duke deklaruar se në rast se ky amendim do të miratohet nga Komisioni ne nuk e votojmë amnistinë penale”, deklaroi Kthupi.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë