BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Apeli ‘urdhëroi’ hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve/ Gjikondi zbardh skenarin e Metës: Ja çfarë po tenton të bëjë

Apeli ‘urdhëroi’ hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve/

Gjykata e Apelit urdhëroi Prokurorinë të nisë hetime ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni nga ish presidenti Ilir Meta. Ky i fundit pretendon se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë falsifikuar dokumentet ku thuhej se Ilir Metaj kishte qenë pjesë e ish-sigurimit.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se ky vendim ka për qëllim që të intimidojë strukturat që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Gjikondi e lidhi vendimin e sotëm me persona të afërt me Ilir Metën.

“Ky vendim kërkon të intimidojë strukturat që merren me hetimin dhe zbulimin e personazheve që në të shkuarën kanë qenë mëkatarë, fajtorë dhe pjesë e përçarjes dhe vëllavrasjes që ka ndodhur çka ndalohen me ligj të jenë pjesë e politikës aktive tani. Gjithmonë politika shqiptare është kujdesur që të tregojë me gisht të tjerët por gjithmonë gjynahet dhe inkriminimet e saj t’i fshehë. Kjo kujdesje përfshin për ta bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë ku në çdo lloj strukture dhe hallke kanë të afërmit dhe zgjatuesit e tyre. Komisioni Bezhani, të cilin Meta e tund si certifikatë pastërtie, familjarë të ngushtë të zotit Bezhani, kanë qenë gjithmonë krah të djathtë të Metës në politikën e tij. Edhe në vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, kupton se lëviz në shtratin e lidhjeve farefisnore të partisë së Ilir Metës”, tha Gjikondi.

Më tej, Gjikondi tha se ish presidenti kërkon që të intimidojë Gentiana Sulën me kallëzimin e bërë ndaj saj. Megjithatë, analistja tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund ta ndalojë institucionin për t’i shkuar çështjes deri në fund.

“Këtë kallëzim që ka bërë për zonjën Genta Sula dhe dy ndihmësit e saj, e ka bërë për ti intimiduar si falsifikator, shpifës për t’i kompleksuar që të mos vazhdojnë më për të gjetur prova indirekte për të vërtetuar se ky personazh që në vitet ’90 nuk e ka merituar të jetë e politikës pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në mënyrë aktive. T’i mund ta zhdukësh dosjen tënde por aktiviteti si ish sigurims reflektohet në shumë dosje të të tjerëve. Edhe emaili anonim i dërguar pranë këtij institucioni ka dhënë indicie të sakta që janë verifikuar dhe kanë dalë si të mirëqena.”, tha Gjikondi.

Më të lexuarat