BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Dje, në një intervistë televizive, ai i ka cilësuar si shpifje akuzat e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili nga arratia, drejtoi gishtin ndaj tij dhe numrit 1 të qeverisë për aferën e inceneratorit të Tiranës. Zoti Veliaj theksoi se Ahmetaj duhet që të përballej me drejtësinë dhe jo të arratisej jashtë vendit. “Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment. Kush është burrë rri këtu dhe përballet, siç gjithë të gjithë ne komunikojmë përditë me SPAK-un dhe mund të shkëmbejmë dhjetëra shkresa në ditë, për pafundësi procesesh. Disa here s’ka lidhje fare me bashkinë, por bashkia ka informacion si është dhënë kjo leje, kush ka qenë projektuesi, ku ka pasur le të themi një sipërmarrje, ose një incident”, deklaroi ai. Më tej Veliaj theksoi se ai duhet që  të qëndronte këtu dhe jo të largohej. “Por unë them që kush ka një problem, në vend që të iki duhet të jetë këtu dhe të shpjegohet. Të largohesh dhe të shpifësh dhe të sajosh, ka shumë njerëz që gjithashtu më thonë pse nuk merresh përditë që të merresh me shpifjet. Gjyshërit tanë na thoshin që kur të leh qeni në rrugë, nuk i leh ti qenit mbrapsht, ti vazhdon rrugën. Se në të kundërt i bie që të merresh me lehje të tilla non stop dhe të mos bësh asnjë punë. Unë kam vendosur që të bëj punët. Pse? E di që ndoshta në këtë kulturë gladiatorësh dhe në këtë lloj gërr-vërri ku është shumë tunduese që të përfshihesh, ka plot njerëz që duan ta shohin këtë betejë. Ndërkohë që historia na ka mësuar që këto nuk janë gjëra që mbeten”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për objektivat që Partia Socialiste ka për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai theksoi se pret që PS të fitojë më shumë se 74 mandate. “Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në çdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo”, tha ai. Ndër të tjera, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ambicia e tij është një fitore e njëtrajtshme si në zonat rurale edhe ato urbane të Tiranës. “Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”, u shpreh ai. Po ashtu, Veliaj tha se janë shumë punë që janë bërë. Ai tha se duhet që të jetë fokusi tek puna sepse ajo është diçka që mbetet.“Në finale 40 shkollat që kemi bërë mbeten, ky sheshi mbetet, pazari mbetet, Piramida mbetet, teatri i ri do mbetet, parku i liqenit, i Farkës do mbetet, ndërkohë këto llafet do i harrojnë se do vijë javën tjetër një tjetër, jam i sigurt do vijë një cunami tjetër thashethemesh edhe shpifjesh. Dhe besoj që kjo filozofi ka qëlluar e suksesshme. Kur ti fokusohesh te puna dhe nuk i leh çdo njeriu mbrapsht që ka nevojë, ose që dëshiron të të fusë në një betejë pa lidhje”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Më të lexuarat