Avokati Redi Ramaj është shprehur se sheh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike si organin më përbashkues të kësaj force politike.
Ramaj tha se nuk e sheh të arsyeshme që vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, të marrë drejtimin e Partisë.
Ai tha se formimi i liderit duhet të bëhet në një proces brenda partisë.
“Si opozitar shoh si shqetësim që PD e provoi njëherë dhurimin e lidershipit dhe mbajtjen e një kohe të gjatë të një lideri dhe jemi në këtë situatë. Pra nuk mund të dhurohet lidershipi, qoftë edhe për vajzën e zotit Berisha.
Zonja Malltezi vetëm për këtë periudhën e fundit është angazhuar në retorikë politike. Mendoj se formimi i liderit është një proces brenda partisë.
I vetmi organ brenda PD-së që është bashkues, është grupi parlamentar, i cili ka rritur numrat e deputetëve. Drejtimin e PD pas situatës së Berishës, do të vijë nga brenda Grupit Parlamentar, se nuk shoh alternativa të tjera”, tha Ramaj.