BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes
x
BREAKING NEWS

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x

Politike

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më

Në Shqipëri mund të kesh diplomat më të mira në vend, por nëse nuk ke lidhje me njerëz të fuqishëm, e gjithë lodhja dhe sakrificat për të studiuar ditë e natë shkojnë në “koshin e plehrave”. Të gjithë njohim njerëz që kanë arritur në pozicionet më të larta pa një diplomë kualifikuese, por gazeta “SOT” po sjell për lexuesin disa fakte interesante se si Shqipëria udhëhiqet nga politikanë mashtrues, që gënjejnë në radhë të parë veten pastaj popullin, tradhtojnë çdo moment njeriun e punës, përfitojnë nga pushteti dhe bëjnë premtime që e dimë se nuk do t'i mbajnë kurrë. Një politikan i mirë duhet të jetë më i përkushtuar dhe duhet të dijë të bëjë ndryshimet e duhura, konform edhe arsimimit të tij. Dhe, më shumë akoma, duke qenë një lloj modeli për njerëzit e thjeshtë, duhet të zbatojë arsimimin në mënyrë që t’i motivojë masat e zakonshme. Por në Shqipëri ndodh e kundërta. Mjafton të mos shkojmë shumë thellë për të treguar se janë mashtrues. Hilet i kanë fillesat që në shkollat e tyre. Hajdutë nuk i bëri profesioni i deputetit, por ata paskan qenë të lindur për këtë punë. Një nga faktet që kemi evidentuar është doktoratura, por më e rëndësishmja plagjiatura. Ka shumë politikanë në Shqipëri që janë doktorë shkencash. Duke u nisur nga alarmi që ngriti së fundmi dhe Profesori i Akademisë së Shkencave, Fatos Tarifa, i cili u shpreh se doktoraturat në vitet ’93 u bënë një han i madh. Sipas tij në Shqipëri asokohe, kishte më shumë doktorë për frymë krahasuar me SHBA-të dhe Kinën. Pyetja që lind është se pse duhen anëtarë të parlamentit që nuk kanë bërë një ditë të vetme punë shkencore të jenë doktorë shkencash? Gjithashtu kësaj pyetje i është dhënë dhe përgjigjja. Është shumë e thjeshtë të evidentohen me teknologjinë e sotme plagjiaturat, por politikanët nuk e bëjnë sepse janë ata vetë pjesë e kësaj gjëje. Pra për të evidentuar “llumin” që na drejton, sot dhe në numrin e radhës të gazetës, do të publikojmë arsimimin e qeverisë Rama. Ne do të shkojmë përtej fasadës, duke u thelluar më shumë seç ata kanë shfaqur deri më tani për publikun.

Niko Peleshi

Le ta fillojmë nga Niko Peleshi. Prej janarit 2021, Z.Peleshi mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Ai ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970. Edhe pse në CV e tij thuhet se ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin inxhinier elektronik, vitet që ka shënuar për përfundimin e shkollës së lartë  “e tradhtojnë”. Sipas CV-së me firmën e tij që ka parë gazeta, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë, nga 4 vite që ishte cikli i plotë. Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000-2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në Universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike.

Diploma e Peleshit

Të dyshimta janë rrethanat sesi Peleshi është diplomuar, pasi rregullorja e Universiteteve nuk e lejon shkëputjen më shumë se 10 vite. Pra në këtë mes ka dy gjëra që çalojnë. E para është se Peleshi nuk ka qenë për atë punë dhe e ka mbyllur shkollën me “ të shtyrë”, ose në anën tjetër me pozicionin që i është ofruar në politikë, kanë hyrë në punë paratë ose miku i fuqishëm siç ndodh rëndomtë në Shqipëri. Vetëm Peleshi e di të vërtetën, por kjo e vërtetë nuk është zbuluar kurrë nga ai. Pra ju si lexues, kur shikoni CV-në e tij që parashtruam, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës. Pyetja që bëhet është se a ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ka, pse nuk e ka bërë publike gjithë këtë kohë edhe pse ka marrë akuza nga politika për dritëhijet në arsimimin e tij? I pari që e denoncoi këtë rast ishte ish-zv ministri i Ramës, Taulant Muka.

Ulsi Manja

Me hije dyshimi është dhe Z. Ulsi Manja. Ai shërben në detyrën e Ministrit të Drejtësisë që prej shtatorit 2021, detyrë në të cilën u emërua pas një karriere të gjatë në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe të drejtave të njeriut. Manja u diplomua me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Në vijim, ai fitoi licencën e avokatit dhe është doktor shkencash në fushën e të drejtës penale. Nga diplomimi dhe deri në zgjedhjen e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 2013, ka punuar në funksione të lidhura ngushtë me drejtësinë, si ndihmësgjyqtar, prokuror, drejtues prokurorie dhe avokat në disa rrethe të Shqipërisë, si Dibër, Shkodër, Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Njëkohësisht, për 10 vite me radhë ka shërbyer si pedagog i të drejtës penale dhe procedurës penale në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe dy universitete të tjera në Tiranë.

Plagjiatura

Edhe pse në karrierën akademike thuhet se ka një numër të madh publikimesh shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare, mjafton vetëm një fakt interesat që është publikuar për Manjën që vë në pikëpyetje të gjitha studimet e tij. Pedagogu dhe eksperti i njohur Vladimir Kola ka denoncuar plagjiaturën e kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja. Para disa kohësh, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kola ka bërë krahasimin e doktoraturave duke vënë në pah plagjiaturën në doktoraturën e Manjës. Sipas Vladimir Kolës, doktoratura me temë: “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”, e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi”, është plagjiaturë. Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull: “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7. Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull: “Inspections Reforms: Do Models Exist?” Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004. Pra ky mashtrim me doktoraturën e tij nuk mund të mos krijojë dyshime dhe për publikimet të tjera shkencore të Z.Manjës, pasi nëse e ke bërë njëherë, mund ta bësh sërish. Por sa do që të shfaqesh në sytë e publikut, nuk bëhesh akademik dhe as i zgjuar duke vjedhur në wikipedia e në Google, apo duke prezantuar fjalimet e punimet e të tjerëve.

Taulant Balla

Taulant Balla, deputet dhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Evropian rezulton që doktoraturën e tij nuk e ka origjinale. Zoti Balla shkruan në CV e tij që ka marrë doktoraturë Cumlaude që do të thotë me vlerësimin maksimal, ndërkohë që doktoratura e tij është plagjiaturë.  Nëse i hedhim një sy kësaj doktorature, i gjithë kapitulli 5 është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit. Kapitulli 5 i doktoraturës së zotit Balla fillon me këto fjalë: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…” Pra, Taulant Balla thotë se këto janë sugjerimet e tij personale për të reformuar institucionet e BE-së. Por, nëse lexojmë sugjerimet që vijnë më poshtë, ato janë fjalë për fjalë sugjerimet që bën edhe artikulli që ka kopjuar, i vitit 2009: “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë ciklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendshme…”. E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite. Mirëpo, sipas certifikatës së gjimnazit, Balla ka mbaruar arsimin e mesëm gjatë viteve 1995-1996, ndërsa ka dhe një lapsus tjetër në këtë dokument. Viti i IV është shkruar viti i VI, ndërsa rezulton se Balla e ka nisur gjimnazin 18-vjeç.

Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu është lindur më 31 dhjetor 1978, në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2017 ajo mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Manastirliu mban titullin “Doktor i Shkencave”, në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marrë titullin “Master në Shkencë”, në po të njëjtën degë. Ka qenë e angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.  Në vitin 2004 ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social. Në këtë detyrë, znj. Manastirliu ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të “Strategjisë Lokale të Strehimit Social”. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung etj. Në periudhën shtator 2013-mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Prej vitit 2017 është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si deputete e Qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 është zgjedhur deputete e Qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Znj. Manastirliu është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Siç e shihni, Manastirliu ka gjithë këtë CV të pasur.

Çfarë fsheh Manastirliu?

Por ajo që fshihet dhe që është denoncuar nga ekspertë të tjerë është sërish plagjiatura. Lëvizja “Për Universitetin” ka publikuar disa kohë më parë në rrjetet sociale disa dokumente krahasimore ku akuzon Manastirliun për plagjiaturë të temës me të cilën ajo ka mbrojtur doktoraturën e saj. “Ka gënjyer sepse  në kapitujt hyrës  ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj”, thuhet në shkrimin shoqërues të postimit. Postimi ka pesë foto në total, ku krahasohet doktoratura e mbrojtur nga ministrja Manastirliu me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis” me atë të mbrojtur nga afrikano-jugorja, Fannie Mnisi me titull “Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”.  

Lindita Nikolla

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. Në korrik 2010 ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv, pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega  Matematikë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003.  Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqë­si dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vi­tit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi­kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven­dimmarrje. Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta. Tashmë mban pozicionin si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Por për ish-ministren e Arsimit me gjithë këto kualifikime, nëse shohim CV-në e saj dorëzuar pranë KQZ-së, ajo do të mbahet mend edhe si politikania në krye të arsimit që ka mbaruar studimet me mesatare 5.9, ndërsa mesataren e përgjithshme e ka pasur 6.8.

Skandali me Kuvendin

Pra me gjithë këto që parashtruam si fillim, kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi prapaskenat, pazaret nën dorë, mashtrime me kurse 15 ditore jashtë vendit duke i shënuar si arritje do të dalin të gjitha një ditë, por dëmi tashmë është bërë.“Numri i individëve me diploma të diskutueshme është rreth një e treta e parlamentit, numri i individëve që është provuar që kanë diploma fiktive, tituj fiktivë ose kurse fiktive të deklaruara është provuar të paktën në 10-15 raste", ka dhënë alarmin pak kohë më parë Instituti i Studimeve Politike, i marrë gjatë me këtë temë. Praktikisht do të thotë se në Shqipëri tanimë një kastë politikanësh me integritet të dyshimtë merr vendimet për një popull që pret kaq shumë nga politika. As institucionet më të rëndësishme të verifikimit të vërtetësisë e cilësisë së  produktit shkencor, universitetet nuk kanë arritur me sa duket ta kryejnë detyrën e tyre. Universitetet duhet të bënin verifikimin e secilit nga rastet e përmendura, por universitetet nuk e bëjnë. Ata janë zyrtarë të vegjël, ndërkohë që akuzat janë bërë për nivele të larta. Pra si përfundim, sipas ekspertëve kërkohet një mekanizëm efektiv i parlamentit shqiptar, me kompetenca vepruese për të shmangur në të ardhmen infiltrimin e individëve me diploma fiktive, apo dhe arsimim që nuk e meritojnë atë post.

Më të lexuarat