Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të ekselencës së UT, nënvizoi faktin se pjesëmarrja në votime e çdo të riu është e një rëndësie të madhe, pasi vetëm kështu partitë politike dhe politikanët do të bëhen më të përgjegjshëm ndaj tyre. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Arvizu i mëshoi faktit se klasa politike duhet të meritojë votën e të rinjve dhe jo ta marrë si të mirëqenë. Për të, vota duhet të jetë vullnet personal i bazuar kryesisht në programin dhe platformën e çdo subjekti në garë.
“Informacioni është jetik, për të ditur si do të qasesh votën tënde. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët për të marrë votën tënde. Me rëndësi e ardhmja e vendit tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni një ndryshim në vendin tuaj. Gjithcka nis me pajisjen e informacionit të duhur. Në cilëndo demokraci, deri në një farë mase, partitë disa kandidatë i marrin disa grupe dhe blloqe votuesish për të mirëqenë. Në kohën time në Shqipëri, ajo që kam vërejtur është se janë disa parti dhe dy koalicione kryesore ata e marrin votën tuaj për të mirëqenë, të dyja palët. A është diçka e mirë?
Mendoj se pika kyçe për tu kujtuar është se një demokraci të funksionojë është se ajo të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarrja duhet të jetë sa më e gjerë dhe me imput. Ndërsa Shqipëria vijon para me evolucionin demokratik, ky është një element, që ka nevojë për më shumë punë. Nuk po flas vetëm për të dalë në votime dhe për të votuar. Këtu është tejet e rëndësishme është që vota juaj të mos merret e mirëqenë. Nëse familja juaj është nga Mirdita dhe kanë vuajtur nga komunizmi dhe kanë votuar ndër vite për PD, ti duhet të vendosësh vetë për vete”, tha ai.
“Zëri juaj, vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme ka shumë rëndësi. Në Neë Hamshur në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota”, shtoi Arvizu.