Analisti Enton Abilekaj është shprehur se në Partinë Socialiste nuk diskutohet ndonjëherë për qeverisjen, por vetëm për mënyrën për të fituar zgjedhjet.
Komentet Abilekaj tha se kryeministri Edi Rama ka futur ‘në luftë’ ushtrinë para kohe.
Ai tha gjithashtu se ka mendime se zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të zhvillohen më parë se zakonisht.
“Në atë mbledhje, në PS nuk diskutohet ndonjëherë për qeverisjen. Atje diskutohet vetëm si do fitojmë zgjedhjet. Ata kanë qëllim vetëm pushtetin. Atëherë kur ky njeri kontrollon të gjitha pushtetet dhe fut edhe ushtrinë në luftë para kohe, atëherë ne do të hyjmë në këto zgjedhje kurdo që të jenë.
Ka mendime që mund të bëhen edhe parakohe. Atëherë do të hyjmë në zgjedhje si në 2021 ose më keq se në 2021. Ne flasim për një njeri që i urren zgjedhjet. Tani që edhe opozita u bashkua, nisi bashkimin PD, besoj se të dy formacionet kryesore do të jenë gati.
Por nuk ka rëndësi hyrja në zgjedhje, por si hyjnë në zgjedhje. Këta hyjnë në zgjedhje vetëm me qëllimin për të marrë pushtetin. Nga kjo mbledhje e fundit, shohim se Edi Rama do të bëjë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e kaluara”, tha Abilekaj.