Me anë të një deklarate të përbashkët për mediat, të publikuar në faqen e Bashkimit Evropian, Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle dhe Baronesha Catherine Ashton, theksojnë se zgjedhjet janë një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit.
“Këto zgjedhje përbëjnë një test të rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e tij drejt BE. Ne vazhdojnë monitorimin tonë të situatës parazgjedhore dhe përgatitjes se zgjedhjeve, duke theksuar nevojën e mbajtjes së tyre në raport me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe inkurajojmë dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksohet në deklaratë.
Më tej theksohet se: “Në këtë kontekst është gjithashtu kyçe që liderët politikë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë, për ta bërë KQZ funksionale. Risjellim në vëmendje se është përgjegjësia e të gjithë liderëve politikë shqiptare dhe e vetë partive, të forcojnë besimin e opinionit publik mbi procesin zgjedhor dhe krijimin e kushteve, që këto zgjedhje të jenë të pranueshme për të gjithë”, përfundon deklarata e zyrtarëve te lartë evropianë.