Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur qëndrimet e shtetit shqiptar në lidhje me çështjet e migracionit të paligjshëm dhe fenomeneve negative që e shoqërojnë, gjatë një konference ndërkombëtare të thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen. Ministri Balla theksoi dje në një prononcim enkas lidhur me konferencën se sfidat e migracionit mund të përballohen më lehtë duke vendosur si prioritete “parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.” Po ashtu, Balla vuri në dukje gjithashtu se pritshmëritë tona lidhur me procesin “screening” janë që ai të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmeroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë, Ndërkohë në lidhje me qendrimet dhe angazhimet e qeverisë së Shqipërisë në përballimin e sfidave të migracionit të paligjshëm, Balla u shpreh se Shqipëria është vlerësuar si model solidariteti e parteriteti me vendet e BE-së. “Ndërkohë, duke u gjendur në këtë konferencë, natyrshëm që kemi ndarë edhe vlerësimet tona për sa i përket çështjeve dhe sfidave që na vendos përpara emigracioni i paligjshëm. Unë mendoj që çështjet si emigracioni janë çështje të cilat pikë së pari kërkojnë solidaritet, partneritet. Dhe në fakt Shqipëria sjell në këtë konferencë një model të solidaritetit dhe të partneritetit. Ajo që ne kemi bërë me Italinë, pra marrëveshja, është një model, i cili jo vetëm që merr vlerësimin edhe të kolegëve me të cilët kam biseduar apo përfaqësuesit e KE, sikurse ishte bisede me Komisionerit Varhelyi, por ajo që është më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë që sfida që kemi përballë, është një sfidë që nuk mund ta përballojë vetëm një vend i cili ka kufijtë apo pozicionin gjeografik për t’u përballur me të. Duhet të kuptojmë që kjo është një sfidë që ka nevojë për partneritet, për solidaritet, për bashkëpunim. Mesazhi im në këtë konferencë është që në përballjen me sfidën globale të emigracionit na duhet që të vendosim si prioritete, parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, deklaroi Balla për mediat.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë