Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai është takuar me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, në Abu Dhabi me të cilin ka diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan. Gjatë takimit ministrat u dakordësuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet ngritjes së Task Forcës së përbashkët që do të adresojë të gjitha çështjet e përbashkëta, ku përfshihet lufta kundër krimit, edhe asistenca që mund të përfitojë policia shqiptare nga qeveria e EBA.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë