BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Bardhi sulmon Berishën: Nuk e do bashkimin e PD, skandal që po shtyn demokratët të votojnë Metën

Bardhi sulmon Berishën: Nuk e do bashkimin e PD, skandal që po shtyn

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar dje ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk e do bashkimin e PD. Në një emision televiziv, ai u shpreh se deri më 27 mars ka ende kohë që demokratët të bashkohen dhe të shkojnë të unifikuar në zgjedhje. Ai ftoi kandidatët e dalë nga “primaret’ të pranojnë të hyjnë nën logon e PD, teksa e cilësoi të papranueshme të futen në zgjedhje me logon e Partisë së Ilir Metës. “Nuk do duhet që kandidatë për kryetarë të jenë të atashuar me partinë e zotit Meta. Ata janë kandidatë të PL. Ata duhet të jenë të PD. Me parti të qendrës së majtë duhet të kemi marrëveshje për të mbështetur njëri-tjetrin në zgjedhje, pro kandidatë të kenë logon e PD. Unë nuk do t’i shtyj demokratët në strehën e Partisë së Lirisë. Në bashkitë ku ka dakordësi për të mos pasur kandidatë nga ana jonë është Bashkia e Hasit, është Devolli, është Divjaka dhe dy degë të tjerë. Nuk ka kuptim dhe të gjesh gjuhën me parti jashtë PD dhe të mos e gjesh brenda vetes. Si mund tu kërkojmë qytetarëve të na besojnë kur nuk gjejmë gjuhën me njëri-tjetrin. Ai që nuk do të dalë me një kandidat është zoti Berisha. Ai po u thotë demokratëve të Shkodrës se unë nuk dua 8 mijë votat e Xheml Bushtit, por më duhen 200 votat e Nard Ndokës. Ky është realiteti”, deklaroi ai. Më tej Bardhi i dha shuplakë Berishë dhe për akuzat ndaj Bashës për djegien e mandateve dhe braktisjen e zgjedhjeve vendore. “Këta që bërtasin dhe që janë si fanatikët më të mëdhenj kundër braktisjes së zgjedhjeve janë ata që e nxitën të digjte mandatet dhe braktiste zgjedhjet”, u shpreh ai. Bardhi sqaroi se grupi i Alibeajt është i gatshëm që në Elbasan apo vende të tjera t’u vërë në dispozicion kandidatëve logon e PD dhe të jenë të unifikuar, por sipas tij, nuk e pranojnë që ata të jenë në logon e PL.

Më të lexuarat