Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur nga profili i tij në rrjetin social “Facebook” kryeministrit Rama për Byronë e Hetimit.
Kreu i qeverisë i ka quajtur “gënjeshtarë” deputetët e opozitës, ndërsa Basha ka replikuar duke i thënë se janë gati ta votojnë që nesër draftin e dakordsuar sipas Venecias, duke shtuar se opozita nuk punon për sarajet e Surrelit.
Edi Rama: “Dikush duhet t'ia freskoje kujtesën publikut lidhur me ç'u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s'bën më dot nëna jo!”.
Lulzim Basha: Votojmë që nesër draftin e dakordesuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit”.