Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi mëngjesin ditën e djeshme në Shkodër ku zhvilloi takime të rëndësishme me qytetarë gjatë gjithë ditës. Në kuadër të turit të tij në gjithë vendin, kreu demokrat u ndal në kryeqendrën e veriut për të biseduar me shkodranët lidhur me problematikat që ata kanë por edhe për të njohur ata me prioritetet e PD që nga reforma zgjedhore deri tek lufta ndaj korrupsionit ne nivele të larta. Pas kafes së mëngjesit, bisedën e parë në Shkodër, Basha e pati me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me të cilët diskutoi për problemet e mëdha me të cilët përballet sot arsimi shqiptar e në veçanti Universiteti. “Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, shkroi kreu i PD në postimin e tij në Facebook. Gjatë vizitës në Shkodër, Basha, ka zhvilluar takim dhe me një kompani prodhimi veshjesh, ku bashkëbisedoi me drejtuesit dhe punonjësit. Basha tha se sipërmarrja ashtu si edhe çdo sektor tjetër në vend, po vuan një krizë të thellë. Ai tha rritja e taksave dhe kostove të prodhimit janë arsyet kryesore të krizës së bizneseve dhe premtoi se PD ka program për mbështetjen e biznesit. “Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit. Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar. Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike”, tha ai.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë