BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Politike

Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse që do përdoren për rindërtimin e Ukrainës

Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg ditën e djeshme ka votuar unanimisht propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për konfiskimin e aseteve shtetërore të Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vetë drejtuesi politik i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin. "Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme", thotë Basha. Nëpërmjet votimit për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse, Basha thekson se mbetet i palëkundur me qëllimin e vetëm për të forcuar Ukrainën dhe duke e mbështetur pa kushte deri në mposhtjen e plotë të Rusisë. Gjatë fjalës së tij, Basha drejton gishtin e fajit nga Rusia e cila duhet të paguajë edhe financiarisht ndaj Ukrainës për masakrën e shkaktuar. Pagesat financiare dhe vendimi i marrë nga KiE, sipas Bashësh shihen dhe si një pengesë ndaj agresionit rus duke frenuar akoma më shumë luftërat ndaj Ukrainës, me finalizimin e mposhtjes së plotë të Rusisë. “Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj. Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës. Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë: të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur  plotësisht dhe pa kushte agresionin rus. Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj”, nënvizoi Basha.

Më të lexuarat