BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Politike

Basha reagon pas deklaratës së Ramës që sulmoi amerikanët, ja bën të qartë se SHBA s’i kanë asnjë borxh Shqipërisë,  akuzon kryeministrin se është i korruptuar

Basha reagon pas deklaratës së Ramës që sulmoi

Ish-kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me strehimin e opozitës iraniane në kampin MEK, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta ën adresë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive mbrëmjen e kësaj të enjte, shigjetoi amerikanët, ndërsa theksoi se aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një borxh për të larë për Shqipërinë, duke ju referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK. Por lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe një reagimi i fortë nga deputeti Lulzim Basha, ku sipas tij, aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh nga ndesh. Madje, Basha nënvizoi se sot Shqipëria ende nuk ka plotësuar standardet të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së, siç janë shteti i së drejtës, media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standardet ende të paplotësuara nga Shqipëria”, shkruan Basha. Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se SHBA ka një borxh për të larë me Shqipërinë, duke  iu referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK,  për shkak të së cilës vendi është përballur me sulme kibernetike. Rama sqaroi se me aleatët strategjikë nuk mund të bëhen aleanca që merr çfarë pëlqen dhe atë që nuk pëlqen e refuzon. Kryeministri Edi Rama theksoi se një vend ka detyrime dhe momente kur duhet të bëhet i vlefshëm për aleatët e mëdhenj.

Basha pret në takim krerët e Partisë Alternativa Demokratike

Nga ana tjetër, ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim  me kryetarin e Alternativës Demokratike, Armend Aliu dhe Aziz Azirin. Ai u shpreh në rrjetet sociale se në takim u diskutua për procesin e regjistrimit të popullsisë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Basha tha se është e një rëndësie kritike që të ndiqet me vëmendje procesi i përpunimit të të dhënave dhe që ato të mos deformohen.“Kënaqësi të prisja kryetarin e Alternativës Demokratike z. Armend Aliu së bashku me z. Aziz Aziri. Diskutuam për procesin e regjistrimit të popullsisë, duke vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për t’u regjistruar dhe dëshmuar se askush nuk mund ta mohojë dhe tjetërsojë realitetin e pranisë në trojet e tyre, megjithatë përpjekjet e vazhdueshme të Beogradit, sidomos në Medvegjë. Tashmë është e një rëndësie kritike që të ndiqet me vëmendje procesi i përpunimit të të dhënave, që ato të mos deformohen. Ndamë po kështu domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie afatgjatë kombëtare për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha ai.

Më të lexuarat