
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

BE godet Ramën: Nuk jemi dakord për fondet që kërkon kryeministri, çdo shqiptar e sheh çfarë kemi bërë ne

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak ditë më parë ka kërkuar publikisht më shumë fonde investimesh, shkruan Euronews Albania.
E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli lidhur me këtë dhe se pse Shqipërisë Bashkimi Evropiani i akordon më pak fonde projektesh në raport me vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht numrit më të vogël të popullsisë, shefja e diplomacisë europiane në vendin tonë tha:
“Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë Euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi. Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri”, tha ndër të tjera ambasadorja e BE në Now me Erla Mëhillin duke shtuar se:
“Ekziston Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor për të gjithë rajonin që është për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe Shqipëria mund të paraqesë projekte dhe ndonjëherë disa prej tyre janë projekte ndërkufitare. Bordi vendos nëse këto projekte pranohen dhe Shqipëria mund të japë paraqesë sugjerime’”, nënvizoi Hohmann.
Ndërkohë, këmbënguljes së gazetares Erla Mëhilli lidhur me ndihmën reale që BE jep për biznesin, shoqërinë civile dhe median, Hohmann ju përgjigj se: Le ta nisim me median: mbështetja e gazetarisë investigative, mbështetja e gazetarisë cilësore është shumë e rëndësishme, pasi si mund të përballen njerëzit me lajmet e shumta që u vijnë a si të përzgjedhin saktësinë? Edukimi me aftësinë për të kuptuar e analizuar informacionin në media është shumë i rëndësishëm. Unë përmenda dy projekte të mëdha: “BE për Kulturën” dhe “BE për Shkollat”. Janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para 63 shkolla’”, tha ajo duke përmendur edhe investimet në zonat e prekura nga tërmeti.
“Vetëm në zonat e tërmetit, po flasim për zonat e prekura nga tërmeti në vitin 2019, pra jo për gjithë vendin. E njëjta gjë me “BE për Kulturën”. Njerëzit e kanë parë skelën para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, pjesë e BE për kulturën”, u shpreh ajo ndër të tjera.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
