BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta: Ja periudha kur do të lirohet nga qelia

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për Eurodeputet. I ftuar në një program televiziv, studiuesi tha se Beleri mund të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

“Mundet që ai të ndërhyjë në mënyrë brutale në punët e brendshme të Shqipërisë. Beleri e ka zgjedhur vetë të jetë përfaqësues i klasës politike të shtetit grek”.

Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri. Kandidimi i tij për eurodeputet sipas Bidos ka për qëllim që në të ardhmen të ketë influencë në Shqipëri, duke qenë se dy tentativat e para të Greqisë dështuan.

“Arsyeja pse është bërë siç e pasqyrojnë dhe mediet e greke sepse demokracia e re ka frikë se ka rrjedhje të votave drejt partive neonaziste... Është pragmatizëm politik dhe një ëndërr e një pjesë të vogël politikanësh që duan të shtrijnë influencën në Shqipëri. Tentuan ta bëjnë me zgjedhjen e Belerit, me censin. Do tentojnë dhe në të nesërmen, këtu duhet të jemi seriozë. Pjesa e burokracisë nacionaliste është duke mbjellë një fidan të ri që do na dalë rrugës. Do na dalë sepse do të dalin disa idiotë të dobishëm në Shqipëri që do thonë se është normale që një Eurodeputet i huaj flet për çështje të politikës së brendshme”, tha më tej ai.

Nga dje sipas Bidos, Beleri është politikan i shtetit grek, prandaj shtoi ai, duhet “t’i hiqet edhe nënshtetësia shqiptare”.

“Nga dje ai është politikan grek nuk është më politikan shqiptar,. Kushdo që thotë të kundërtën do të thotë se është duke bërë një lojë”, tha më tej ai.

Çfarë ndodh më pas me Belerin nëse zgjidhet eurodeputet?

“Nuk lirohet askush nëse është i burgosur. Gjithsesi ai do lirohet deri në shtator. Deri në shtator e kryen vuajtjen e dënimit të vetë. Në shtator mblidhet dhe PE. Ai është një person i dënuar. Do presim nëse dënohet për vjedhje votash. Problemi është nëse do kemi sërish njerëz të cilët këtë Eurodeputet grek do të tentojnë që ta pasqyrojnë si politikan shqiptar. Beleri është nga dje politikan grek që mund të flasë për interesat e Greqisë. Por kushdo që na e shet si politikan të Himarës është duke vepruar kundër interesave kombëtare”.

 

Më të lexuarat