BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Ben Blushi: Islami, forca që bind njeriun të mos kthehet në kamikaz, e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin!

Ben Blushi: Islami, forca që bind njeriun të mos kthehet në
Shkrimtari dhe politikani Ben Blushi i ka kushtuar disa rreshta sulmit tragjik të Parisit. Blushi ka bërë një shkrim për ngjarjen që tronditi mbarë botën, duke paraqitur idenë se islami i vërtetë nuk ka lidhje me terrorizmin dhe se islami i pastër mund ta shpëtojë botën. 
 
Shkrimi i Blushit:
 
Kur je duke u djegur është e pamundur të mendosh se çfarë do të bësh kur të mbarojë zjarri. Jam i sigurt se në këtë gjendje janë sot gjithë qytetarët e Francës pas ngjarjeve të djeshme në Paris.
 
Është shpejt për ta, për të vendosur çfarë duhet bërë që terrori të mos përsëritet më. Ata e dinë se pas disa kohësh do të ketë sërish vrasje, masakra, bomba dhe kamikazë që hedhin në erë dyqane, restorante, ura dhe salla plot me njerëz të pafajshëm. Ashtu siç ndodhi edhe pas Charlie Hebdosë, francezët dhe gjithë evropianët e tjerë do t’i kthehen sërish mënyrës së tyre të jetesës. Shkollat do hapen, rrugët do pastrohen, koncertet do vazhdojnë dhe stadiumet do mbushen.
E megjithatë pyetja torturuese i rëndon sot ndërgjegjes sonë.
 
Çfarë duhet bërë që mos përsëritet më terrori që pamë në Paris?
 
Si duhet të sillemi? Duhet të lëshojmë bomba, tanke, avionë dhe zjarr mbi celulat e ISIS në Siri? Duhet të mbyllim dyert ndaj emigrantëve dhe ta kthejmë Evropën në një ishull të mbyllur ndaj botës? Duhet të zbojmë ata që kanë ardhur në ishull dhe që ndoshta nuk kanë asnjë faj, përveçse janë myslimanë, pra kanë të njëjtën fe me ata që vrasin në emër të fesë?
Ndoshta shumica e këtyre do të ndodhin. Franca bashkë me Perëndimin do të mobilizohet më fort në luftën e vonuar ndaj ISIS, partitë politike radikale do të forcohen, emigrantëve do t’u izolohen shtigjet për të ardhur në Evropë, policia do të marrë më shumë fonde për të parandaluar terroristët, fëmijët do të mësohen të mos bashkëjetojnë me njerëz të feve të tjera, paniku do të kthehet në mënyrë jetese.
 
Për pak kohë e gjitha kjo mund të funksionojë. Evropa do ketë nevojë të bindet së ka fuqi të ndëshkojë ata që vrasin pa shkak.
 
Po pastaj?
 
Pastaj do ketë sërish një Charlie Hebdo, një Bataclan dhe ndoshta diku tjetër në Evropë do të shpërthejnë sallat ku njerëzit mblidhen pas pune, me dëshpërimin fatalist së kjo betejë nuk ka fund. Është njëlloj si të kesh në trup një çip, të cilin e kontrollon dikush tjetër, që nuk je ti. Ti jeton me të, duke pritur shpërthimin.
Shumë shpejt Evropa do të jetë sërish përballë pyetjes, çfarë duhet të bëjmë. Si ta ndalim?
 
Unë mendoj se Evropa nuk e zgjidh dot e vetme. Nuk them se Evropa është e pafuqishme, nuk them se nuk ka dijen, forcën, vullnetin dhe armët e duhura për ta shfarosur tërbimin, por çështja është se çdo fitore mbi terrorizmin e frymëzuar nga feja nuk është e plotë, nuk është e mjaftueshme. Është vetëm e përkohshme. Dhe si e tillë shërben vetëm për të shuar zjarrin e hakmarrjes së drejtë mbi padrejtësinë dhe barbarinë.
 
Atëherë kush mund ta zgjidhë?
 
Si do të binden miliona djem dhe vajza evropianë të besimit islam se nuk duhet të vrasin më komshinjtë e tyre, se nuk duhet të pushtojnë rrugët ku janë rritur, se nuk duhet të hedhin në erë qytetet ku kanë jetuar?
Nëse Evropa nuk e ka këtë fuqi, kush mund t’i ndalë ata? A ka forcë tjetër në botë përveç ligjit, moralit dhe forcës që e bind një fëmijë të mos kthehet në kamikaz?
 
Unë besoj se ka. Është vetë Islami.
 
Prej shekujsh pjesa tjetër e botës, që nuk është islam, jeton me shpresën se Islami do të zbutet. Se ky burim influence tokësore do të gjejë mënyrën dhe arsyen të bashkëjetojë me pjesën tjetër pa e kërcënuar, pa kërkuar ta dominojë, pa dashur ta pushtojë.
 
Kush mendon se Islami nuk do, ndoshta ka të drejtë. Por kush mendon se Islami nuk mundet, e ka gabim.
Unë besoj se Islami mundet, nëse bindet.
 
Islami si fe ka detyrimin t’i japë paqe botës. T’i mësojë besimtarët e vet se dhuna e dobëson botën, por jo në masën që dobëson vetë Islamin. Paragjykimi që vetë Islami tërheq në këto raste është vetëndëshkues. Është i panevojshëm dhe izolues. Fëmijët që vrasin duke besuar se i shërbejnë Islamit, janë sot armiqtë e tij më të egër. Ata e ndëshkojnë, e përdhosin, e deformojnë dhe e kthejnë fenë e tyre në një egërsi me të cilën nuk bashkëjeton dot.
 
E di që duket e pavend t’ia kërkosh këtë detyrim Islamit. Ai në çdo rast mund të shfajësohet. Në fund të fundit, ai nuk është një pushtet i kontrolluar, nuk jep urdhra, nuk ka një fytyrë, nuk ka një ushtri të rreshtuar në front, nuk ka qeveri, nuk ka diplomatë, nuk ka komandant. Me kë duhet të negociosh? Me një frymë? Është e pamundur.
 
Por pikërisht se është e pamundur duhet të jetë e mundur. Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për t’u ngjarë atyre që vranë. Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për të jetuar?
 
Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit.
 
Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar.
 
Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.
 
Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për ta ndihmuar. Është dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë.
 
Të kthehet nga emocion në arsye.
 
A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam.
Besoj në një Islam të ri. Me ndihmën tonë. 
 

Më të lexuarat