Sali Berisha po bllokon hyrjen e emigrantëve në territorin shqiptar nga frika humbjes. Partia Socialiste ka denoncuar bllokimin e pikave kufitare të Kakavijë dhe Kapshticës nga pala shqiptare nën pretekstin e defektit në kompjutera. Në deklaratën për shtyp Partia Socialiste denoncoi bllokimin e pikave kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës. Në të dy pikat kufitare janë bllokuar kompjuterët e palës shqiptare, e cila deklaron se janë prishur fibrat optike dhe sistemi TIMS. Ky bllokim vjen në kulmin e hyrjeve të emigrantëve të cilët po kthehen për të votuar në atdhe. Bllokimi ka shkaktuar kaos dhe probleme për emigrantët në dy pikat kufitare. Nuk ka asnjë njoftim nga policia kufitare për afatin e zgjidhjes së problemit.