BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

Berisha del me thirrjen e fortë: Drejtësia e Sorosit është korrupsioni më i madh ndërkombëtar që ka ndodhur në vendin tonë, shqiptarë merrni në dorë fatin tuaj

Berisha del me thirrjen e fortë: Drejtësia e Sorosit është

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka sulmuar sërish drejtësinë e re. Ai tha dje se drejtësia e re nuk është për t’u lavdëruar, pasi sipas tij ajo deri më tani ka amnistuar personat që kanë vjedhur mbi 2 miliardë euro qytetarëve evropian, duke ju referua këtu rastit të Amant Josifit, me call centerat. Më tej ai shtoi se kanë amnistuar edhe Ramën e Veliajn, që sipas tij kanë vjedhur 130 milionë euro me inceneratorët. Ai theksoi se nuk mund t’i hidhet hi syve shqiptarëve, duke pretenduar se kjo është drejtësi e denjë. “A mund të lavdërohet një drejtësi, që si xhelat pret lirinë e fjalës? A mund të lavdërohet një drejtësi, e cila amniston atë që ka vjedhur mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë? A mund të lavdërohet një drejtësi, e cila amniston Edi Ramën dhe Erion Veliajn që kanë vjedhur 130 milionë euro për djegësat që nuk ekzistojnë? Kujt ia shisni këto mor? Çfarë jeni? Çfarë mendoni, se hanë bar shqiptarët? Turp mor, turp. Cila drejtësi është kjo? Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e krimit. I bëj thirrje Parlamentit Europian të sjellë një mision faktmbledhës, i bëj thirrje Komisionit të Venecias, Këshillit të Europës, urdhëroni në vend. Kjo drejtësia e re e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët jo pa drejtësi, por u dha drejtësinë më politike në histori. Po çfarë kujtoni? Po mbrojtja e të drejtave është akti më themelor i një shteti dhe me drejtësinë politike, nuk ka shqiptar që gëzon një të drejtë të vetme. Çfarë i mendoni shqiptarët zotërinj? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat si qytetarë europianë? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat kushtetuese? Se nuk duhet të gëzojnë të drejtat e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut? Shqiptarë, merrni në dorë fatin tuaj, merrni në dorë vendin tuaj, merrni në dorë të ardhmen tuaj. Nuk ka korrupsion më të madh ndërkombëtar se ky që ndodh. Unë ftoj zyrtarët e të gjitha vendeve partnere, lexoni pak raportet tuaja dhe do të gjeni se gjykata e krimeve të rënda ka dënuar në vit 2-3 herë më shumë kriminelë se sa Skapi i partisë, për të cilin betoheni. Lexoni raportet tuaja, do të gjeni se task-forca e luftës kundër korrupsionit ka dënuar tre herë më shumë në vit për korrupsion se Skapi politik i partisë. Lexoni pak dosjet, nuk kishte djegësa, nuk kishte sterilizatorë, nuk kishte asnjë prokurim pa tender të hapur, nuk kishte Dubai City, nuk kishte Butrint”, deklaroi dje Berisha.

Më të lexuarat