BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Berisha: Dumani fsheh qindra biseda të Ramës me Ndokën, Rrajat dhe Shullazin në "Sky Ecc"

Berisha: Dumani fsheh qindra biseda të Ramës me Ndokën, Rrajat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kreut të SPAK Altin Dumani, se ky i fundit ka fshehur biseda të bëra mes kryeministrit Rama dhe anëtarëve të bandave kriminale. Referuar përgjimeve të SKY ECC të zbardhura pas operacionit të SPAK, Berisha shprehet se mes bisedave të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën u fshehën nga SPAK. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha akuzoi gjithashtu se në dosje dilnin edhe udhëtimet e kryeministrit Rama në takime me bosët e krimit, por këto janë fshehur sipas nga SPAK. “Miq, armikut duhet t’i themi armik dhe të përballemi dhëmb për dhëmb me të. Edhe njëherë, për ju dhe shqiptarët, për votën e lirë, ja vdekje ja liri. Miqtë e mi, ky është motivi që ka frymëzuar, ky ka qenë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë ndaj çdo pushtimi në të gjitha kohërat. Shikoni mo çfarë bën, nisi xhelatët e votës, i nisi në Dubai, i nisi nëpër botë dhe rrihte gjoksin se lëshova fletë-arrestin. O faqezi, nuk do të falet kurrë ky akt që bëre. PD do të ngrejë dosje ndërkombëtare kundër Edi Ramës dhe Altin Zamanit. E morët vesh, e lexuat besoj dëshminë tronditëse të një njeriu që i kushtoi jetën betejës kundër krimit. Të një prokurori që guxoi të kërkojë arrestimin e Saimir Habilit, trafikantit. Çfarë dëshmoi ai dje për publikun në një akt ndërgjegje të lartë qytetare dhe guximi të lartë qytetar? Ai i tha publikut se nga viti 2014 e në vazhdim, këto familje të urryera mafioze, vrasësish, përdhunuesish, pengmarrësish, ishin në hetim, ishin në regjistrime që komunikonin me nivelet më të larta të politikës, me Edi Ramën me kryekriminelin. Nivelet më të larta të politikës, dhe Altin Dumani, Altin Zamani, ky njeri i pafytyrë që ka vetëm një preokupim, ndryshimin e Kushtetutës për prapanicën e tij. Jo, jo, do të shkosh atje ku e ke vendin se je kriminel se çdo kriminel kur fsheh krimet elektorale. Kur fsheh krimet monstruoze. Kur fsheh lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën! Miqtë e mi, pra del se me qindra biseda të Arben Ndokës, Rrajave, Shullazit, etj me Edi Ramën dhe suitën e tij u fshehën nga mercenarët e Skapit. Dhe duke qenë të detyruar nga shërbimet ligjzbatuese të vendeve anëtare të BE, që kanë dorëzuar transkriptet e bisedave në Encrochat, me të cilin Taulant Balla mbante dy ose tre telefona të kriptuar. Edi Rama jo më pak. Në të cilat figuronin udhëtimet e Edi Ramës në skajet më të larta të dheut në takime me bosët e krimit. Ato kujton Zamani se do i varrosë dot”, deklaroi Berisha.

Më të lexuarat