Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar poshtë ballkoni të banesë ku qëndron i izoluar, se kryeministri Edi Rama është tronditur nga bashkimi i PD-së dhe po kërcënon me zgjedhje të parakohshme. Por Berisha e paralajmëroi Ramën se zgjedhjet do të bëhen kur të dojë opozita dhe se do të jetë fundi i kreut të qeverisë. “Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD. Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi. Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores. Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte. Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje. I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd. 20 shkurti është dita e triumfit të opozitës. Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanëve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratike, më të fortë se ndonjëherë. Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëve dhe se me 20 shkurt, nis betejën pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës. Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracisë. Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD-në. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore”, deklaroi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë